• e mërkurë, 25 dhjetor 2024
MIA FLESH

18:00/15 gusht/2023

Shkup, 15 gusht 2023 (MIA) - Nuk ka vend për panik, nuk është absolutisht as i nevojshëm dhe as produktiv në asnjë mënyrë, tha kryetari i Komisionit për sëmundje infektive, Aleksandar Petliçkovski, në lidhje me ethet hemorragjike krimea kongo nga të cilat në vend janë regjistruar tre raste. Pas takimit të iniciuar nga ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në të cilin përveç anëtarëve të Komisionit për Sëmundje Infektive, morën pjesë edhe përfaqësues nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, përfaqësues nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare dhe Qendrat e Shëndetit Publik nga Shtipi dhe Velesi, Petliçkovski informoi se bëhet fjalë për një sëmundje për të cilën si shtet konsiderohemi si zonë endemike ndërsa konkluzionet e Komisionit, siç tha ai, janë në drejtim të masave parandaluese.

Shkup, 15 gusht 2023 (MIA) - Gjatë vitit 2022 është dyfishuar numri i personave të përfshirë me masa të posaçme hetimore në krahasim me vitin paraprak, ndërsa trend i lehtë në rritje vërehet edhe në numrin e rasteve të përfshira me masa të tilla, tregon Raporti për zbatimin e masave të posaçme hetuese gjatë vitit 2022, të cilat janë shpallur nga Prokuroria Publike dhe janë dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup, 15 gusht 2023 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me zëvendësin e parë të kryetarit të Qeverisë dhe  ministër të Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, morën pjesë dhe mbajtën fjalim në ngjarjen  për shënimin e 22 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Shkup, 15 gusht 2023 (MIA) - Bekim Sali është i fundit që guxon të thotë diçka për mandatin dhe punën e tij si Ministër i Shëndetësisë, aq më pak të manipulojë rastin e ambulancave modularë. Në mandatin e tij të shkurtër, Sali nuk zgjidhi asnjë nga çështjet e hapura në lidhje me ambulancë, nuk bëri as edhe një blerje të vetme të ilaçeve në kohën e duhur, gjë që shkakton vuajtjen e pacientëve dhe nuk la pas asnjë vepër të vetme që përmirësoi kujdesin shëndetësor. Përveç kësaj, duke mos ndërmarrë veprime, janë bllokuar procese, reagoi Ministria e Shëndetësisë për qëndrimet që ish ministri i Shëndetësisë i shprehu sot në konferencë për media. 

Shkup, 15 gusht 2023 (MIA) - Kryetari i Komunës Çair, Visar Ganiu sot ishte ftuar në bisedë në Stacionin Policor "Bit Pazar" ku ishte informuar se ka marrë dy gjoba për kundërvajtje në lidhje me organizimin e vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Çair. "Rreth orës 13 e 30 minuta isha i ftuar nga komandanti stacionit policor 'Bit Pazar' të vij në bisedë telefonike. Më ishin prezantuar shkaqet. Është vendosur që për momentin kam dy gjoba për kundërvajtje, ndërsa shkaku është vizita e kryeministrit Albin Kurti në Çair", tha Ganiu në deklaratë për mediat para SP "Bit Pazar".

Shkup, 15 gusht 2023 (MIA) - Gjatë muajit qershor të vitit 2023 janë dhënë 242 leje ndërtimi, që është për 12.6 për qind më pak se në muajin e njejtë të vitit paraprak. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, konform lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 5.106.868 mijë denarë, që është për 38.4 për qind më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.

Prishtinë, 15 gusht 2023 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se reagimet në Maqedoninë e Veriut për ngjarjet e tubimeve në Çair dhe Tetovë, gjatë vizitës së kryeministrit Albin Kurti, të premten e kaluar, janë rezultat i keqkuptimeve, për të cilat ajo shprehu bindjen se dy shtetet fqinjë së shpejti do t'i tejkalojnë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Shkup, 15 gusht 2023 (MIA) - Tre er-traktorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme do të fluturojnë që ta shuajnë zjarrin në fshatin Sokollarcë në komunën Çeshinovë - Obleshevë për shkak të rrezikut që ai të afrohet drejt vendbanimit ose të kaplojë shkurret në pyll, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza. 

Kopenhagë, 15 gusht 2023 (MIA) - Në krye të listës së vendeve më të sigurta në botë është Islanda, e ndjekur nga Danimarka dhe Irlanda, sipas listës së fundit të Indeksit global të paqes të bërë nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe. Islanda konsiderohet vendi më i sigurt për turistët, pasi vlerësohet si politikisht e qëndrueshme dhe ka një shkallë të ulët krimi.

Ankara, 15 gusht 2023 (MIA) - Autoritetet turke kanë ngritur hetim për një fotosesion të modës në xhaminë Koxhaitepe në Ankara, njofton televizioni privat turk NTV. Prokuroria e përgjithshme e Ankarasë kumtoi se në kuadër të hetimit janë arrestuar dy persona, drejtori B.K. dhe modelja E.J.

Shkup, 15 gusht 2023 (MIA) - Ministri i Financave, Fatmir Besimi sot, u përzgjodh anëtar me të drejta të plota në Koalicionin global të ministrave të Financave për aksione klimatike. Koalicioni është nismë globale, në të cilën si anëtarë janë ministrat e Financave të 90 vendeve dhe përfaqësues të 26 partnerëve institucionalë.

Varshavë, 15 gusht 2023 (MIA) - Pas një pauze trevjeçare sot nëpër Varshavë kaloi parada ushtarake në Ditën e Armatës Polake, më e madhja gjatë dekadave të kaluara. Me këtë paradë, Polonia tradicionalisht e shënoi përvjetorin e betejës në Varshavë, të quajtur "Mrekullia mbi Vistula", kur polakët arritën ta mposhtin BRSS në të ashtuquajturën Lufta Polake - Sovjetike nga viti 1919 deri në vitin 1920 para 103 vjetëve. 

Shkup, 15 gusht 2023 (MIA) - Qeveria në seancën e sotme mori Vendim për hyrje dhe qëndrim të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të pjesëmarrjes në stërvitjen e përbashkët "Joint Combined Exercise Training - 23", kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR