• e mërkurë, 27 nëntor 2024
MIA FLESH

18:00 / 20 qershor / 2024

Shkup - Gjykata Kushtetuese ka ngritur procedurë për nenin 2 dhe nenin 4 të Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Marrëdhënie Obligative. Siç bënë të ditur nga Gjykata, është votuar ndërprerje e përkohshme e kryerjes së dispozitave kontestuese (të a.q. "masë e përkohshme").

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me kolegun e tij nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në të cilin konstatoi se të dy vendet kanë bashkëpunim të shkëlqyer reciprok, që nga koha kur vendi e njohu pavarësinë e Kosovës. Është e rëndësishme të ruhet dhe thellohet ky trend i marrëdhënieve të mira në periudhën e ardhshme.

Shkup - Fjalimi i kryetarit të Kuvendit Gashi në Sesionin e 11-të të Asamblesë parlamentare të PBEJL-së. Të nderuar kolegë deputetë të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, Të nderuar mysafirë, Të nderuar përfaqësues të mediave, Zonja dhe zotërinj, Sesioni i 11-të Plenar i Asamblesë Parlamentare të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore është ngjarja e fundit, në kuadër të kryesimit tonë me Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, i cili ishte nën moton "Tejkalimi i ndarjeve, ndërtimi i besimit" dhe me të cilin në periudhën e kaluar bëmë përpjekje për përforcimin dhe avancimin e bashkëpunimit në rajonin tonë.

Shkup - Për shkak të një aksidenti, aksi rrugor Berovë - Strumicë është i mbyllur për qarkullim në të dy drejtimet, informojnë nga LAMM. Siç bëjnë të ditur, rruga është mbyllur prej orës 16:20.

Shkup - Në territorin e lagjes Maxhari në Shkup sot rreth orës 14 nëpunësit e policisë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria XH.D. (26) i cili kërkohej me urdhër të gjykatës për vuajtjen e dënimit me burg prej një vit e 10 muaj dhe arratisjen nga INP Burgu i Shkupit. Siç informojnë sot nga MPB-ja, personi do t'i dorëzohet Institucionit ndëshkues përmirësues

Shkup - Shteti disponon me katër helikopterë funksional për shuarjen e zjarreve prej të cilëve tre janë në kuadër të MPB-së dhe një të Armatës, si dhe tre "Er traktor" të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), por fatkeqësisht për momentin janë jofunksional. Arsyeja për këtë është se dy pilotë kanë dalë në pension, ndërsa vetëm me një pilot aktiv aeroplanët nuk lejohen të fluturojnë, informoi sot drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov.

Tetovë - Fakulteti Filologjik i Universitetit të Tetovës në bashkëpunim me Macedonian American Alumni Association organizuan tryezë të rrumbullakët për nder të poetit dhe publicistit tetovar Murtezan Arifi. Ky aktivitet u hap nga dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani i cili tha se kjo tryezë është një mundësi e shkëlqyer për të nderuar dhe reflektuar mbi kontributin e vyer të poetit Murtezan Arifi, i cili në letrat shqipe ka lënë një trashëgimi të pasur dhe të çmuar.

Prishtinë - Zëvendëskryeministri i Kosovës për Integrime Evropiane, Besnik Bislimi, deklaroi se Kosova synon anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe NATO-n, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Në pritjen e organizuar nga ambasada britanike në Kosovë, me rastin e ditëlindjes së Mbretit Çarls i Tretë, Bislimi tha se beson se Kosova ka mbështetjen e Britanisë së Madhe në "aspiratat dhe ecjen përpara".

Prishtinë - Në Bashkimin Evropian nuk ka pajtim të plotë për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës, por, si kompromis pritet që këto masa të vendosura një vit më parë të hiqen pjesërisht dhe gradualisht. Këtë, siç transmetuan mediat në Prishtinë, e mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike në bllok pas diskutimeve që u zhvilluan më 19 qershor në Komitetin për politikë dhe siguri të BE-së (PSC), ku morën pjesë përfaqësuesit e shteteve anëtare.

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen më 26 qershor në Bruksel për raundin e ri të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, i cili po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, publikoi Radio Evropa e Lirë. Siç transmetuan mediat në Prishtinë, informacionin për REL e konfirmoi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Sarajevë - Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare Kristian Shmit, sot deklaroi se do të ndërmarrë hapa dhe nuk do të tolerojë lëvizje eventuale që do të dërgonte në shkëputjen e Republikës Srpska nga Bosnja e Hercegovina.

Pekin - Një tërmet me magnitudë 5,2 ballë të shkallës Rihter ka goditur prefekturën autonome kirgistaneze në rajonin Sinxhang të Kinës veriperëndimore të banuar nga ujgurët, kumtoi sot Qendra kineze për regjistrimin e tërmeteve. Epiqendra e tërmetit ishte vendosur në qytetin Atuks, në një thellësi prej 19 kilometrash, njoftoi qendra, shkruan “Çajna dejlli".

Tel Aviv - Qeveria izraelite sot përsëriti se është e përkushtuar për ta shkatërruar Hamasin dhe pavarësisht pretendimeve të një zëdhënësi të armatës izraelite se nuk mund të eliminohet ideologjia e organizatës ekstremiste palestineze në Rripin e Gazës. "Të thuash se do ta bëjmë që Hamasi të zhduket është sikur hedhësh dhe në sytë e njerëzve. Nëse në fund nuk japim alternativë, do ta kemi Hamasin", deklaroi mbrëmë zëdhënësi i armatës izraelite, admirali Daniel Hagari.

Nju Delhi - Për shkak të valës së të nxehtit në Indi, ku temperatura kalon 50 gradë, në tre muajt e gjysmë të fundit kanë vdekur më shumë se 100 persona, ndërsa 40.000 kanë përjetuar goditje nga i  nxehti, kumtoi sot Ministria indiane e Shëndetësisë. Në javët e fundit në disa pjesë të kryeqytetit Nju Delhi temperatura ka qenë 51 gradë. Vapa ka shkaktuar shpenzime rekorde të energjisë elektrike me ndërprerje të shumta të rrymës, ndërsa ka edhe mungesë të madhe të ujit.

Tokio - Qeveria japoneze sot shprehu shqetësimin e saj për njoftimin e presidentit rus Vladimir Putin se bashkëpunimi në fushën e teknologjisë ushtarake me Korenë e Veriut do të thellohet. "Ne jemi seriozisht të shqetësuar për deklaratat e Putinit në lidhje me ndikimin e tyre të mundshëm në sigurinë rajonale rreth vendit tonë," tha Sekretari i përgjithshëm i qeverisë japoneze, Joshimasa Hajashi në konferencë për shtyp, njoftoi Agjencia japoneze Kjodo.

Seul - Koreja e Jugut do ta rishqyrtojë politikën me të cilën ndalohet që drejtpërdrejtë të dërgojë armë për Ukrainën, deklaroi sot këshilltari i presidentit koreanojugor, Çang Xo-xhin. Deklarata e tij vijoi pas nënshkrimit të marrëveshjes për mbrojtje mes Koresë së Veriut dhe Rusisë

QËNDRONI TË LIDHUR