• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 15 shtator/ 2024

Shkup - Prokuroria Themelore Publike në Koçan solli Urdhër për zbatimin e procedurës hetuese ndaj një 24 vjeçari për të cilin ekziston dyshimi bazë se ka kryer vepër penale - vrasje sipas nenit 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal. Të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Shkup - Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) do të punojë në ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale me qëllim të mekanizmit për ndërrimin e kryetarit të komunës. Pushteti i kryetarëve të komunave është i madh dhe duhet të kufizohet, deklaroi kryetari i BNJVL-së dhe kryetar i komunës së Kisella Vodës Orce Gjorgjievski.

 Shkup - Nga kontrollet e plota financiare të kryera në 24 institucione shëndetësore publike, për vitin 2023, në 19 janë konstatuar parregullsi në pjesën e kontrollit të zbatimit të procedurave të furnizimeve  publike, deklaroi Bojan Stojanoski, deputeti i VMRO DPMNE-së. Në konferencën e sotme për media, ai informoi se kontrollet e kryera nga ana e institucioneve në institucionet shëndetësore dhe klinikat publike kanë konstatuar disa parregullsi.

Shkup - Koalicioni Vlen edhe sot në konferencë për shtyp vazhdoi me publikimin e informatave për tenderë në lidhje me kompaninë e familjes së deputetit Elmi Aziri nga Fronti Evropian. "Dje publikuam informata për tenderët, të cilët kompania me lidhje familjare e deputetit Elmi Aziri i ka fituar nga Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie me bashkësitë, gjatë kohës së logjistikut kryesor të BDI, Artan Grubi. Sot, vazhdojmë me publikimin e informatave të reja se si kompania e njëjtë, pronari i së cilës është nip i bashkëshortes së deputetit Elmi Aziri, ka fituar tenderë nga Komuna e Likovës, nga Shkolla e mesme "Ismet Jashari" në Likovë, nga gjimnazi "Sami Frashëri" në Kumanovë dhe IPSH – Shtëpia e Shëndetit – Kumanovë", theksoi Bujare Abazi nga Koalicioni VLEN në konferencën e sotme për shtyp.

Shkup - Komunikacioni në aksin rrugor R-2133 Kumanovë - Llopatë nga sonte në orën 22:00 deri nesër në orën 5:00 të mëngjesit do të jetë në ndërprerje të plotë për shkak të punëve ndërtimore që po i kryen  kompania ndërtimore  "Shtrabat", pas së cilës do të lëshohet në përdorim, njofton LAMM. Nga atje theksojnë se qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë, kryesisht në rrugë të thata, ndërsa intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Shkup - Në mëngjes temperatura më e ulët është matur në Kodrën e Diellit tre gradë, në Berovë dhe Lazaropole katër, në Kriva Pallankë pesë, në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë gjashtë në Shkup-Petrovec, Prilep dhe Kumanovë tetë gradë, në Shkup-Zajçev Rid, Pretor, Shtip, Demir Kapi, Vinicë, Strumicë, Kavadar dhe Veles nëntë gradë, në Tetovë, Ohër dhe Manastir 10 dhe në Gjevgjeli 11 gradë.

Prishtinë - Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu  deklaroi se Prishtina pret që Maqedonia e Veriut  të fillojë me punimet për ndërtimin e autostradës Prizren-Tetovë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Ky investim, siç deklaroi Aliu për portalin "Ekonomia onlajn"  (ekonomiaonline.com),  është në interes të të dyja vendeve, pasi, mes tjerash, do të kontribuojë për zhvillimin e turizmit dimëror. 

Berlin - Kancelari gjerman Olaf Sholc dje e hodhi poshtë mundësinë që vendi i tij t'i sigurojë Ukrainës armë me rreze të gjatë veprimi, pavarësisht vendimeve të marra nga aleatët e NATO-s. Ai theksoi se sigurimi i raketave gjermane "Taurus" për Kievin do të çonte në një "rrezik të madh nga përshkallëzimi" i konfliktit. Raketat Taurus kanë rreze veprimi prej rreth 500 kilometra dhe mund të përdoren për sulm ndaj Moskës nga territori ukrainas.

Bruksel - Bashkimi Evropian mbetet i fortë në përpjekjen ta përforcojë dhe mbrojë demokracinë brenda dhe jashtë kufijve të tij, thuhet në deklaratën e përbashkët të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borell dhe kryetares së Komisionit Evropian për Demokraci dhe Demografi Dubravska Shuica me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë - 15 shtatori.

Varshavë - Një person ka humbur jetën nga përmbytjet në pjesën jugore të Polonisë, ndërsa katër persona janë zhdukur gjatë rritjes së nivelit të ujit në Çekinë lindore dhe veriore. Mijëra njerëz në Poloni dhe Republikën Çeke janë evakuuar për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga cikloni Boris.

Kiev - Shefi i inteligjencës ukrainase Kirilo Budanov deklaroi se aleatët e Moskës, Koreja e Veriut është "problemi më i madh" për Kievin për shkak të furnizimi masiv të Rusisë me granata artilerike, që përdoren në frontin ukrainas. "Nga të gjithë aleatët e Rusisë, problemi ynë më i madh është Koreja e Veriut, sepse me sasinë e pajisjes luftarake që e furnizojnë, ata me të vërtetë ndikojnë në intensitetin e luftërave", theksoi Budanov.

Kajro - Tre persona humbën jetën në aksidentin e djeshëm hekurudhor në pjesën veriore të Egjiptit, ndërsa 49 u lënduan, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Ndërmjet të vdekurve dy janë fëmijë. Aksidenti ndodhi kur dy trena u përplasën në provincën Sharkija, rreth 80 kilometra në veri të Kajros.

Mogadishu - Të paktën 18 njerëz humbën jetën, ndërsa dhjetëra u lënduan në një sulm me bombë në kryeqytetin e Somalisë, Migadishu. Policia kumtoi se pjesëtarët e grupit terrorist Al Shabab hodhën dy bomba në qarkun Kahda. Al Shabab kontrollon disa pjesë të Somalisë, por viteve të fundit ishte larguar nga kryeqyteti. Në muajt e fundit u intensifikuan sulmet ndaj objekteve qeveritare.

Abuxha - Armata e Nigerisë shpëtoi 13 pengje të rrëmbyera nga grupi ekstremist në shtetin veriperëndimor Kaduna. Siç kumtoi Armata, në aksion janë vrarë disa rrëmbyes, ndërsa të tjerët janë arrestuar. Gjithashtu është konfiskuar armë, municion dhe para. Por, nuk është theksuar se cilit grup i përkisnin rrëmbyesit.

Uashington - Ekuipazhi i "Polaris don" (Polaris Dawn) sot u kthyen në Tokë pasi pesë ditë kaloi në orbitë. Kapsulla "Dragon" (Dragon) ra në det në afërsi të bregut të Floridas. "Mirë se vini përsëri në Tokë, postoi "SpejsIks" në rrjetin social Iks (X).

Shkup - Moti në mëngjes do të jetë më i freskët, gjatë ditës do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut veçanërisht në pjesët perëndimore dhe veriore. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor deri në atë jugperëndimor e cila kryesisht në pjesët jugperëndimore të vendit do të jetë më e fortë përkatësisht mbi 70 km/orë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 13 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 16 deri në 24 gradë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR