• e premte, 05 dhjetor 2025
MIA Flesh

15:00/6 shtator/2025

Shkup- Të dhënat e fundit konfirmojnë atë për të cilën angazhohemi - po e stabilizojmë ekonominë, po krijojmë kushte për një ekonomi që ecë përpara, qytetarët kanë më shumë punë, ndërsa shkëmbimi tregtar po rritet, shkroi sot në një postim në Fejsbuk, kryeministri Hristijan Mickoski. "Shkalla e papunësisë është ulur në 11.5 për qind që është 1 për qind më pak se në të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024, sot kemi rreth 10.000 punonjës të rinj dhe mbi 7.000 të papunë më pak. Këto janë mijëra familje me siguri më të madhe dhe të ardhme. Lajm i mirë është poashtu edhe tregtia e jashtme: në korrik, eksporti u rritë me 4.69 për qind, ndërsa importi me 4.35 për qind. Në periudhën janar-korrik, eksporti u rritë me 5.41 për qind, ndërsa importi me 4.83 për qind", thuhet në postim.

Shkup- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot në kuadër të vizitës së punës në Gjenevë. në selinë e Organizatës botërore të tregtisë realizoi takim me drejtoreshën e prëgjithshme të kësaj organizate, Ngozi Okonxho-Iveala. Siç informojnë nga MPJdheTJ, drejtoresha i përshëndeti politikat ekonomike dhe ato të jashtme tregtare të Qeverisë lidhur me investimet e huaja, tregun e punës, hapjen e ekonomisë, si dhe harmonizimin e shtetit me kornizën e Organizatës botërore të tregtisë.

Shkup- Në vendkalimin kufitar Tabanoc sot në mëngjes për hyrje dhe dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga vendi pritet prej 40 minuta deri në një orë, informoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Në vendkalimet e tjera kufitare, sipas informatave të LAMM, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Shkup- Tërmet me intensitet prej tre ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane mbrëmë është regjistruar në vend. Epiqendra e tërmetit rrjedhë nga rajoni epiqendror i Vallandovës, 116 kilometra në juglindje të Shkupit. Observatori sizmologjik sot në mëngjes informoi se tërmeti është regjistruar mbrëmë në orën 02:13 me manjitudë lokale të Rihterit 2,2.

Shkup- Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe bëri thirrje për deklasifikim të dokumentacionit lidhur me përgjimin sepse, sipas tij, kjo është mënyra e vetme për ndriçim të rastit. "Në ligj qartë shkruan se përgjegjës për deklarifikim të dokumenteve, nëse ekziston dyshim për krim apo keqpërdorim,, është vetëm institucioni, përkatësisht ASK-ja. Do të thotë. Agjencia për siguri kombëtare dhe nga drejtori varet nëse ato materiale do të deklasifikohen apo jo. Ne kërkojmë të dewklasifikohen, të shohim cilët njerëz janë përcjellur, cilat grupacione dhe prëse, të shohim nëse ka pasur shkelje nga kushdo qoftë - nëse dikush duhet të bartë përgjegjësi", tha Filipçe në intervistë për "Slloboden peçat".

Shkup- Nëpunësit e policisë sot kanë privuar nga liria dy persona nga Shkupi të cilët u penguan gjatë tentimit të kryejnë grabitje në një market në Çair. "Sot nëpunësit e policisë nga SPB Shkup privuan nga liria A.H. (23) dhe E.A. (19), të cilët hynë me forcë në një market në rrugën 'Xhon Kenedi' në Shkup, në territorin e Çairit dhe tentuan të kryenin grabitje. Në orën 04:52, SPB Shkup mori një njoftim se tre meshkuj po hynin me forcë në market, pas së cilës menjëherë u ndërmorën masa dhe aktivitete përkatëse nga oficerët e Njësisë së policisë ndërhyrëse dhe Stacionit policor në Bit Pazar. Pasi u panë nga nëpunësit e policisë, personat kanë ikur, pas së cilës një nëpunës policor qëlloi me një plumb paralajmërues në ajër", informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Beograd- Kryeministri serb sot deklaroi se shteti mund të përparojë vetëm me dialog dhe në paqe, pas trazirave të mbrëmshme në Novi Sad. "Serbia mund të përparojë vetëm përmes dialogut, bisedimeve dhe paqes. Kjo është mënyra e vetme për t'u qetësuar tensionet në shoqëri dhe të ndërtohet atmosferë e besimit dhe stabilitetit", tha Macut lidhur me përleshjet e policisë me demonstruesit para Fakultetit filozofik në Novi Sad.

Çikago- Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski e hodhi poshtë idenë e Vlladimir Putinit për takim bilateral në Moskë, kumtoi Ukrinform, duke iu referuar intervistës të cilën Zelenski e dha për kanalin televiziv amerikan Ej-Bi-Si Njus. "Ai mund të vijë në Kiev. Nuk mund të shkoj në Moskë kur vendi im është nën sulme raketore, nën sulme çdo ditë. Nuk mund të shkoj në kryeqytetin e atij terroristi", tha Zelenski.

Tel-Aviv-  Armata izraelite sot në mëngjes u bëri thirrje civilëve palestinezë të evakuohen në jug nga qyteti i Gazës, ku trupat izraelite po tentojnë t'i marrin vatrat e mbetura të grupit militant palestinez Hamas dhe në fund ta pushtojnë qytetin. Armata izraelite, gjithashtu, kumtoi se po vendosë zona të reja humanitare në Kan Junis në jug të Rripit të Gazës, përderisa i intensifikon përpjekjet për pushtim të qytetit të Gazës, kumtoi "Tajms of Izrael".

Londër- Rreth 100 zjarrfikës prej mëngjesit po e shuajnë zjarrin që shpërtheu në ndërtesën nëntëkatëshe në Uajt Sitin londinez, kumtuan autoritetet britanike. Gjithsej 15 automjete zjarrfikëse ndodhen para ndërtesës në Vud Lejn, ndërsa zjarri është zgjeruar në katet e sipërme të ndërtesës, kumtoi Brigada zjarfikëse e Londrës. Ndërtesa është qendra e vjetër televizive e Bi-Bi-Si-së, që ishte seli e radiodifuzerit deri në vitin 2013.

Uashington- Presidenti amerikan, Donald Tramp nënshkroi urdhër ekzekutiv me të cilin Ministria e Mbrojtjes riemërohet në Ministri të Luftës, hap të cili e paralajmëronte gjatë kohë. Në një deklaratë të bërë gjatë një konference për shtyp, Trump theksoi se ky ndryshim emri është "më i përshtatshëm dhe më i sinqertë” duke marrë parasysh rolin që ushtria amerikane ka luajtur – dhe po luan ende – në skenën ndërkombëtare.

Buenos Aires- Lionel Mesi kundër Venezuelës në stadiumin e njohur Monumental e luajti me siguri ndeshjen e fundit për Argjentinën në terren vendor. Fitorja me 3:0 mbeti në hije të lojës së Mesit, i cili shënoi dy gola, ndërsa Argjentina tashmë kishte siguruar plasman në Kampionatin botëror. Pas ndeshjes legjenda e gjallë e futbollit, Mesi 38-vjeçar në rrjetin social Instagram dërgoi porosi, e cila plotësisht i konfirmoi paralajmërimet për largimin e tij në pension reprezentues.

 

QËNDRONI TË LIDHUR