• e enjte, 26 dhjetor 2024
MIA Flesh

18:00/ 3 prill/ 2023

Ohër - Çështja për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë është një vendim sovran që duhet ta marrë vetë shteti, theksoi sot ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir.  Kjo bazohet në konkluzionin e prerë se kjo është për interesin e përbashkët të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë të sigurisë", tha Gir, i cili ishte për një vizitë pune në Komunën e Debërcës.

Lubjanë - Si shtet fqinj dëshirojmë Bullgaria të zgjedhë qeveri politike, e cila 100 për qind do të jetë e orientuar drejt respektimit të parimeve të BE-së, drejt parimeve të zgjerimit të Unionit, respektimit të të gjithë fqinjëve të vet dhe ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore edhe me shtetin tonë edhe me fqinjët e tjerë, theksoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e përbashkët për shtyp në Lubjanë me kolegun e tij slloven, Robert Golob.

Shkup -  Për tre muaj janë shpenzuar rreth 1,5 milionë euro energji elektrike të subvencionuar që e kanë marrë kompanitë e sektorit ushqimor. Siç tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në muaj shpenzimet ishin rreth 500.000 euro, por detaje lidhur me këtë dhe shpenzimet për energjinë elektrike për ndërmarrjet komunale, ekonomitë e ujërave dhe shkollat, këtë javë do t'i kumtojë drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski.

Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob sot në Lubjanë nënshkruan Deklaratën e përbashkët për bashkëpunimin e përforcuar midis dy vendeve, pas së cilës mbajtën edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Shkup - Të punësuarit në Ministrinë e Kulturës, Administratës për trashëgimi kulturore dhe Agjencisë së filmit edhe në ditën e shtatë të protestave e cila sot mbahet para Qeverisë kanë përsëritur kërkesat e tyre për rritjen e pagave sipas shembullit të Ministrisë së Financave, por edhe për takimin me autoritetet. 

Shkup - Gjykata e Apelit në Shkup i miratoi ankesat dhe e anuloi aktgjykimin e shkallës së parë për rastin Organizatorët e 27 Prillit të 26.07.2021 dhe lëndën e ktheu në rigjykim para Gjykatës Themelore Penale Shkup.

Gostivar - Pjesë të një skeleti të njeriut janë gjetur në bregun e liqenit të Mavrovës në lagjen Hanet e Mavrovës në afërsi të ish objektit hotelierik “Bel Konj”. Pas mbikëqyrjes do të kryhet ekspertizë ku do të përcaktohen detajet lidhur me rastin.

Теtovë - Nën moton "Unë jam mes jush, i ngjashëm, i ndryshëm, i barabartë", Shoqata për ngritjen e vetëdijes psiko-sociale "Imago plus" me mbështetje të Komunës së Tetovës sot organizoi shfaqje me rastin e Ditës ndërkombëtare të autizmit në hapësirat e shkollës fillore "Naim Frashëri" në Reçicë të Vogël.

Shkup - Në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve u hapën kërkesat për mbështetje të financuar për vendosje të linjave të reja ajrore nga dy aeroportet, Aeroporti ndërkombëtar Shkup dhe aeroporti "Shën Apostoli Pal" në Ohër. Në konkursin publik i cili zgjati prej 1 marsi 2023 deri më 31 mars 2023 dokumentacion parashtruan dy kompani ajrore: "Viz Er" dhe "Lufthanza".

Shkup - Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi beson se të gjithë ata që duan të dhurojnë apo mbështesin kategoritë e cenueshme të familjeve nuk duhet ta bëjnë këtë publikisht. Ministri e shprehu mendimin e tij në një konferencë për media me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski, i cili u pyet për faktin se në kohë krize, Gjykata Kushtetuese merr vendim ku funksionarëve të zgjedhur u rriten pagat për 78 për qind, pra nëse Qeveria do të paraqesë ndonjë ndryshim ligjor.

Shkup - SHA EMV dje i prodhoi 14.993 megavat orë energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë i plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera jetike shtetërore, informojnë nga Qeveria. 

Shkup - Nevojitet një tranzicioni i suksesshëm socio-ekonomik dhe inkurajim i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE edhe para anëtarësimit, porositi sot në Romë ministri i Punëve të Jashtme, bujar Osmani në fjalimin në Konferencën “Vizione të reja për Ballkanin Perëndimor: anëtarësimi në BE dhe siguria rajonale”.

Shkup - Që sot fillon testimi TIMSS (Trends in International Mathematics and Science Study), ku janë përfshirë 150 shkolla fillore në vend dhe deri në fund të vitit mësimor do të testohen rreth 4900 nxënës në gjuhën shqipe  dhe gjuhën maqedonase, informojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Shkup - Sipas anamnezës, ekzaminimit klinik dhe diagnozës punuese, janë ndërmarrë hapat e duhur në drejtim të analizave, trajtimit dhe vëzhgimit të pacientes, thuhet në raportin e Komisionit të Mbikëqyrjes së Ekspertëve për rastin e trajtimit të pacientes 6-të vjeçare  J.H. në Spitalin klinik në Manastir.

Shkup - Sllovenia shprehë mbështetje të fuqishme për përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së dhe e inkurajon vendin të vazhdojë në drejtim të lëvizjes së re në procesin eurointegrues, porositi zëvendëskryeministrja sllovene dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Çështje Evropiane, Tanja Fajon në takimin e sotëm me kryeministrin Dimitar Kovaçevski në Lubjanë.

Shkup - Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi beson se tregtarët tanë do të respektojnë plotësisht masat për pemët dhe perimet.  Bekteshi theksoi se inspektoratet në vendin tonë janë të pavarura sipas ligjit dhe drejtpërdrejt i japin raporte Qeverisë, pasi siç tha ai, “në një seancë të Qeverisë i kemi obliguar të gjitha shërbimet inspektuese në vendin tonë që të bëjnë kontrolle të zgjeruara, sipas kompetencave të tyre”.

Shkup - Është e dukshme se lëshimet e qëllimshme apo të paqëllimshme për shkelje thelbësore edhe më tej mbeten praktikë e mjaftueshme pë disa gjykatës, vlerësoi sot Ministria e Drejtësisë në reagimin e vet për aktvendimin e anuluar për organizuesit e ngjarjeve të 27 Prillit.

Shkup - Me rastin e 2 prillit, Ditës së ndërgjegjësimit për personat me autizëm, sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, së bashku me përfaqësues të Bankës Botërore, vizituan Qendrën e Terapisë Sensore “Në botën time” në Ohër.

Shkup - Qeveria në mbledhjen e sotme solli vendim për caktim të çmimeve më të larta për disa prodhime të caktuara në tegtinë me pakicë dhe atë të domateve të freskëta, trangujve të freskët, qepëve, lulelakrës, specave të freskët, fasuleve, thjerrzës, bananeve, portokajve, mandarinave dhe limonave.

Shkup - Intensifikimi i mbështetjes nga Sllovenia në procesin e digjitalizimit të vendit, veçanërisht në sferën e lidhjes midis institucioneve shtetërore, me bashkësinë e biznesit nga sfera e shoqërisë informatike, në sferën e e-Qeverisë dhe në digjitalizimin e administratës publike, ishin temat kryesore të takimit të sotëm në Lubjanë të kry

Shkup - Në Kuvend pasditen e sotme në kuadër të mbledhjes së 103-të është rishikuar në lexim të parë Propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëritë financiare në lexim të parë për të cilin është propozuar konkluzion se është i pranueshëm për lexim të dytë, ndërsa votimi do të jetë në mënyrë plotësuese.

Shkup - Në hapjen dhe gjatë fundjavës së parë nga ekspozita e vendosur është vërejtur vizitueshmëri e madhe e cila qarkullonte pa ndërprerë, kumtoi Galeria nacionale për jehonën e opinionit për projektin multimedial "Përvojë peizazhi" në galerinë Çifte Hamam.

Shkup - Për shkak të rikonstrumit të një pjese të rrugës “Bllagoj Gjorev” e cila gjendet në afërsi të stacionit matës në Veles – Veles 2, i vendosur  në oborrin e çerdhes “Dimçe Mirçev” në lagjen Tunel, shfaqen koncentrime të larta të grimcave të suspenduara me madhësi deri në 10 dhe 2,5 mikrometra (PM10 dhe PM2,5) në afërsi të stacionit.

Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot të dërguarit e posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Austrisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin dhe Johanes Eigner.

Prishtinë - Sot në sallën e Institutit Albanologjik të Prishtinës u promovuan dy vëllimet me dokumente "Ilegalja shqiptare - pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë", botim i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Bashkorganizimi i dy instituteve me Shoqërinë "Lëvizja", tuboi një numër të madh të studiuesve dhe veprimtarëve të lëvizjes kombëtare shqiptare, kontributi i të cilëve është i jashtëzakonshëm në proceset politike të fundshekullit të kaluar.

Podgoricë - Bashkimi Evropian (BE) i gëzohet bashkëpunimit të presidentit të ri malazez, si edhe të gjithë aktorëve të tjerë politikë në Mal të Zi, deklaroi zëdhënësi i shefit të diplomacisë evropiane, Peter Stano.

Athinë - Optimizëm për turizmin në Greqi, si për këtë vit ashtu edhe për vitet e ardhshme, deklaroi kryeministri grek Kiriakos Micotakis gjatë takimit të punës me Komitetin ekzekutiv të Konfederatës greke për turizëm (SETE) me rastin e fillimit të sezonit turistik, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Hagë - Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, para Gjykatës Speciale në Hagë u deklarua i pafajshëm për aktakuzën për krime lufte. Ai përballet me 10 pika të aktakuzës lidhur me luftën e vitt 1998 dhe 1999.

Hagë - Prokuroria përfundoi sot fjalët hyrëse para Dhomave të Specializuara me seli në Hagë në fillim të gjykimit të katër ish-udhëheqësve të UÇK-së. Përveç dënimit me burg të detyruar, prokuroria pretendon se katër të pandehurit – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – janë përgjegjës për të paktën 102 vrasje.

Bruksel - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se Aleanca nuk ka parë ndonjë ndryshim në qëndrimin bërthamor të Rusisë.

"Deri më tani nuk kemi parë ndonjë ndryshim në qëndrimin e tyre bërthamor, gjë që kërkon ndonjë ndryshim në qëndrimin tonë bërthamor”, tha Stoltenberg në selinë e NATO-s në Bruksel.

Moskë – Gazetari amerikan, Evan Gershkoviç, i cili javën e kaluar u arrestua dhe u akuzua për spiunim në Rusi, përmes avokatëve të tij ka shtruar ankesë kundër vendimit për ta lënë në paraburgim. Një Gjykatë e Moskës të enjten e kaluar përcaktoi paraburgim për gazetarin amrikan të "Uollstrit Xhurnal" deri në gjykimin e tij më 29 maj, ndërsa ai do të përpiqet ta shfuqizojë këtë aktgjykim me ankimim.

Paris - Presidenti francez, Emanuel Makron sot deklaroi se Franca duhet ta përmirësojë qasjen e trjtimit paliativ dhe paralajmëroi se projektligji për eutanazi duhet të përfundojë deri në fund të verës. Makroni tha se projektligji do të lidhet me punën e grupit prej 184 qytetarëve të zgjedhur në mënyrë rastësore të cilët debatojnë për këtë çështje nga dhjetori i kaluar.

Los Angjelos - Kryetari i Dhomës përfaqësuese amerikane, Kevin Mekarti, nesër në Kaliforni do të takohet me presidenten tajvaneze. Cai Ing-ven, lajmëruan mediumet britanike, duke iu referuar burimeve të veta.

QËNDRONI TË LIDHUR