• e mërkurë, 17 korrik 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/8 korrik/2024

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski, i cili e kryesoi delegacionin qeveritar për vizitë në SHBA në Samitin e NATO-s në Uashington, sot është takuar me Riçard Grenell, ish-drejtor i shërbimit amerikan të Inteligjencës dhe njohës i mirë i situatave në Ballkan. "Në darkë e mirë dhe e frytshme me Riçard Grenell, diplomat amerikan, ish-drejtor i shërbimit amerikan të inteligjencës dhe njohës i mirë i gjenjeve në Ballkan. Ekonomia, energjetika dhe sundimi i të drejtës, tema për thellimin e bashkëpunimit", publikoi Mickoski në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk.

 Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, po qëndron në Uashington, SHBA, ku do të marrë pjesë në Samitin Parlamentar të NATO-s, në kuadër të Samitit të Aleancës, me rastin e 75-vjetorit të themelimit të saj. Gjatë evenimentit, Gashi nesër do të ketë fjalim. Samiti organizohet nga Asambleja Parlamentare e Aleancës dhe do të mbahet nesër (9 korrik), ndërsa përveç Kryetarit të Kuvendit të RMV-së, janë të ftuar edhe kryetarët e parlamenteve dhe shefat e delegacioneve në AP të NATO-s nga të gjitha vendet e tjera anëtare. 

Shkup  - Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova sot i priti Daniel Braun, përfaqësuesin zyrtar të Fondacionit Konrad Adenauer në Shkup dhe menaxherin projektues Davor Pashovski, kumtuan nga kabineti i saj. Në takim u bisedua për aktivitetet dhe projektet e Fondacionit Konrad Adenauer të fikusuar në avancimin e demokracisë, sundimit të së drejtës, zhvillimin ekonomik dhe prëforcimin e shoqërisë civile.

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, së bashku me ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Të rinjve, Fatmir Limani, kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe deputetin, Bekim Sali sot u takuan me përfaqësuesit e Shoqatës së pensionistëve në Çair. Mexhiti i informoi pensionistët për procedurën rreth pagesës së mjeteve nga rritja lineare të pensioneve në vlerë prej pesë mijë denarëve.

Shkup  - Integrimi i agjencive të sigurisë mund të jetë zgjidhje e mirë, sepse kjo do të tregojë integritet më të madh dhe performansa më të mira, por reformat në sektorin e sigurisë duhet të bëhen në mënyrë të menduar dhe profesionale dhe me shfrytëzimin e përvojave krahasuese, deklaroi profesori i Fakultetit të Sigurisë UKLO-Manastir, Tërpe Stojamovski, para fillimit të sesionit të Konventës nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut (NKEU-MK) me temën "Përmes profesionalizmit dhe intregritetit deri në transparencë dhe llogaridhënie në punën e policisë".   

Shkup  - Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme të 492-të e hodhi poshtë nismën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për konfirmimin e përgjegjësisë së anëtarëve të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë. Me nëntë vota "pro" dhe dy "kundër" Këshilli solli vendim me të cilin e hodhi poshtë nismën e KSHPK-së si të parakohshme. Nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Komisionit është dorëzuar nismë te Këshilli Gjyqësor për ngritjen e procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë së kryetarit, si dhe të anëtarëve të Bordit Drejtues të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë për shkak të shkeljes së Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe ndeshjes së interesave, si dhe të Kodit Zgjedhor.

Shkup  - Presidetja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova sot ka pritur një delegacion të Lidhjes nacionale të të verbërve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje të të cilit kanë qenë Zharko Sellkovski, kryetar dhe Irena Bojmalieva dhe Lupço Vanevski, anëtarë të lidhjes. Në takim njoftuan nga Kabineti i Siljaniovska-Davkova, përfaqësues të Lidhjes nacionale na kanë informuar për aktivitetet e tyre vijuese, si dhe për angazhime e tyre të ardhshme në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të persomave me shikim të dëmtuar dhe inkluzioni i tyre në të gjitha segmentet në shoqërinë e Maqedonisë.

Shkup - Gjykata themelore penale Shkup sot përmes kumtesës informoi se janë refuzuar si të pabaza ankesat ankesat e mbrojtjes së të akuzuarve për rastin me vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi dhe aktakuza pranohet në tërësi. 

Shkup  Ministrja e Energjetikës, Minierës dhe Lëndëve të para minerale Sanja Bozhinovska sot realizoi takim pune me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Ageler. Në takim, siç kumtuan nga Qeveria, është diskutuar për Ministrinë e sapoformuar, qëllimet, aktivitetet dhe projektet e saj. Ministrja Bozhinovska e theksoi vlerën për realizimin e investimeve të reja kapitale në fushën e energjetikës dhe harmonizimit të ligjeve ekzistuese me ato të Bashkimit Evropian në pjesën e energjetikës.

Shkup - Rrirja e burimeve të ripërtërira të energjisë, integrimi me fqinjët dhe efikasiteti energjetik janë faktorët që do të ndikojnë në uljen e çmimit të energjisë elektrike në vend, ndërsa sa më shumë dhe më gjatë shfrytëzohet qymyrguri, aq më e lartë do të jetë çmimi në të ardhmen, thotë në video intervistën për MIA-n drejktori i Sekretariatit të Bashkësisë energjetike, Artur Llorkovski, i cili sot është për vizitë në vend. Theksoi se këto janë burime shumë të thjeshta, por përmend se ky është vendim për të cilin, siç thekson, së shpejti duhet Qeveria të bëjë strategji dhe ta dorëzojë në Sekretariat.

I pyetur se cilat janë pritjet e tyre për çmimin e rrymës në të ardhmen, Llorkovski, thotë se Maqedonia e Veriut është vend me ekonomi tregtare edhe se rregulli kryesor në ekonominë tregtare është se çmimi duhet ta mbulojë çmimin për prodhimtari.

 Shkup - Do të largoheshit nga grupi, por do të skualifikoheshit pas çerekfinales, sepse jeni diku në mes të gamës kur bëhet fjalë për suksesin e vendeve në Bashkësinë Energjetike. Ka vende që janë më mirë, si Ukraina, Serbia dhe Mali i Zi, por edhe ka vende që janë në ngecje. Maqedonia e Veriut gjendet në mes të shkallës. Kjo është diçka për t'u lavdëruar sepse tashmë arritëm një përparim të madh, por ka hapësirë për përpjekje shtesë. Me këtë metaforë "të futbollit" drejtori i Sekretariatit të Bashkësisë Energjetike, Artur Lorkovski sot para Komisionit për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike dhe Komisionit për Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor të Kuvendit, përshkroi se ku gjendet vendi në krahasim me palët tjera dakorduese të Bashkësisë Energjetike.

Strugë  - Në Gjykatën themelore në Strugë është shtyrë seanca kryesore e procesit gjyqësor kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko për furnizim të automobilit luksoz Audi A6 në vlerë prej 67 mijë eurove, për shkak të nevojës së kohës që gjykata t'i shqyrtojë propozimet e të akuzuarit dhe të mbrojtjes. Procesi gjyqësor do të vazhdojë më 2 shtator me dëgjimin e rreth dhjetë dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja.

Shkup  - Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 prej sonte në mesnatë rriten për një denatë për litër, ndërsa i EURODIZEL (D-E V) dhe i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1), rriten për gjysmë denarë për litër, kumtoi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Menaxhim me Mbetjet Komunale (KRRE). Nga KRRE shtojnë se çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS, rritet për 0,626 denarë për një kilogram.

 Shkup - Tri gra janë lënduar sot në aksidentin e trafikut që ka ndodhur në afërsi të qendrës tregtare "Mavrovasja", pasi një autobus ka dalë nga rruga. Nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore për MIA-n kanë konfirmuar se janë lënduar tri gra, njëra prej të cilave është ankuar për dhimbje në kërdhokull, ndërsa dy të tjerat kanë pësuar lëndime të lehta. Të trija me autoambulancë janë transportuar në Klinikën  "Shën Naumi i Ohrit".

Athinë  - Nuk është planifikuar, por nuk përjashtohet që kryeministri në margjinat e samitit të NATO-s, të ketë takime dypalëshe, tha zëdhënësi i Qeverisë greke Pavlos Marinakis, duke u përgjigjur në pyetjen e korrespondentes së MIA -s nga Athina për takimin eventual të kryeministrit Hristian Mickoski dhe Kirjakos Micokatis në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington.

 Stokholm  - Rusia paraqet një kërcënim më të madh për Suedinë dhe aleatët e saj deri në vitin 2030, vlerëson sot Qeveria suedeze në Strategjinë e fundit të Sigurisë Kombëtare. "Nuk duhet të përjashtohet një sulm i armatosur ndaj Suedisë apo aleatëve të saj", theksohet në dokument. Në janar, komandanti i forcave të armatosura suedeze u tha bashkëqytetarëve të tij që "mendërisht të për luftë".

 Budapest  - Kryeministri hungarez Viktor Orbani në një intervistë për gazetën "Bild" deklaroi se, sipas tij, është e pamundur që presidenti rus Vladimir Putini   të sulmojë një vend të NATO-s, transmeton DPA. "Asnjë person serioz nuk mund të flasë për qëllimin e Rusisë për të sulmuar NATO-n", deklaroi Orbani për "Bild"-n.  Një sulm ndaj NATO-s është krejtësisht i pamundur - jo vetëm për Rusinë, por për këdo në botë - sepse  deri tani është bashkësia më e fortë ushtarake", shtoi Orbani. 

 Varshavë  - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski  sot deklaroi se Ukraina do të kërkojë mbledhje Këshillit të Sigurimit të KB-së në lidhje me sulmet e sotme të armatës ruse ndaj Ukrainës, ku humbën jetën të paktën 29 persona, ndërsa dhe u dëmtua një spital për fëmijë.  Zelenski theksoi se Ukraina do të formojë një "legjion të ri" në territorin polak dhe u bëri thirrje të gjithë ukrainasve që jetojnë jashtë vendit t'i bashkohen.

 Tel Aviv   - Ministri izraelit i Financave Bezalel Smotriç sot deklaroi se propozimi i përgatitur për armëpushim dhe për lirimin e pengjeve, i cili kërkon përfundimin e luftës në Gazë, do të jetë humbje për Izraelin dhe ai nuk dëshiron të bëjë asgjë me atë, raportojnë mediat britanike. "Kjo marrëveshje është një humbje dhe poshtërim për Izraelin", tha Smotriçi në një takim të partisë së tij, e cila është pjesë e qeverisë së koalicionit të kryeministrit Benjamin Netanjahu.

QËNDRONI TË LIDHUR