• e enjte, 26 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 13 prill/ 2023

Shkup Ministri i Punëve të Jashtme, BE dhe Bashkëpunim i Mbretërisë së Spanjës, Hose Manuel Albarez Bueno, nesër do të qëndrojë për vizitë pune njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, njoftoi MPJ e Maqedonisë së Veriut. Përveç takimit me nikoqirin e tij, ministri Osmani, ministri Albarez do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

Shkup - Statusi i procesit të paqes ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe çështjet humanitare të lidhura me të, si dhe bashkëpunimi me OSBE-në në mbështetje të agjendës së reformave të vendit, ishin në fokus të bisedimeve me Kryeministrin dhe Presidentin e Armenisë, me të cilët Ministri Bujar Osmani u takua sot në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së. Siç informoi MPJ, Osmani me kryeministrin armen, Nikol Pashinjan, biseduan për qëndrimin e Jerevanit, veçanërisht në lidhje me çështjet e sigurisë, i cili, siç tha Osmani, është pragmatik duke pasur parasysh situatën aktuale.

Shkup - Masat dhe politikat e zbatuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut e ruajtën stabilitetin makroekonomik, deficiti buxhetor shënon ulje, borxhi publik është në nivel të qëndrueshëm, inflacioni tregon trend në rënie në kuadër të kritereve të Mastrihtit, ndërsa ekonomia është rezistente dhe në zonë pozitive, u konstatua gjatë takimeve të realizuara në kuadër të takimeve pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Washington të ministrit të Financave, Fatmir Besimi me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të FMN-së, Bo Lee dhe drejtorin e FMN-së për Evropë, Alfred Kamer.

Shkup- Inspektorati shtetëror i tregut (ISHT) nga 27.03 deri më 09.04.2023 ka kryer mbi 1.100 mbikëqyrje inspektuese në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast, siç kumtoi, janë paguar dhe lëshuar mbi 230 urdhër pagesa me vlerë prej 7.727.000 denarëve nga të cilët 50 janë sipas Ligjit për tregti, 32 sipas Ligjit për veprimtari hotelierike, 26 sipas Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit, 80 sipas Ligjit për disiplinë financiare dhe 16 urdhër pagesa kundërvajtëse sipas Ligjit për energjetikë.

Shkup - Nga miratimi i vendimeve të Qeverisë për përcaktimin e çmimeve më të larta për produktet individuale në tregtinë me pakicë dhe për rishikimin e çmimeve të ngrira të pemëve dhe perimeve, deri më tani janë kryer mbi 650 inspektime dhe kontrolle. Njëkohësisht, janë evidentuar shkelje të vendimeve të 22 subjekteve ekonomike, për të cilat kundërvajtje janë lëshuar urdhra të paguara në vlerë prej mbi 1.300.000 denarë, kumtoi Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT). Sipas ISHT-së, po vijojnë procedurat që do të përcaktojnë masën e gjobave për tregtarët që konstatohet se kanë bërë shkelje dhe inspektorët janë ende në terren.

Shkup - Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot ka vizituar kazermën "Strasho Pinxhur" në Petrovec, ku është vendosur Brigada e Parë e Këmbësorisë, e cila është edhe njësia më e madhe e Armatës. "Në kazermën në Petrovec, ministrja e vizitoi objektin e ushtrisë, i cili pas katër muajsh rindërtim, sot përfaqëson një përfaqësues të vërtetë të Ushtrisë së NATO-s, ku standardi i anëtarëve dhe kushtet e tyre të punës janë prioriteti i parë", kumtoi Ministria e Mbrojtjes. 

Shkup - Çështjet në lidhje me trajtimin e rasteve të profilit të lartë me interes të lartë publik ishin temë e shqyrtimit dhe diskutimit në takimin e sotëm të punës në Gjykatën Supreme mes kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi dhe kryetarët e katër gjykatave të apelit në shtet. Ademi, siç informohet nga Gjykata Supreme, theksoi rëndësinë e çështjes që u diskutua, duke theksuar se trajtimi dhe vendimmarrja për çështje me interes publik flet për efikasitetin e gjyqësorit, por edhe ndikon shumë në besimin e gjyqësorit gjë që theksohet vazhdimisht në raportet përkatëse.

Shkup - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) reagon dhe dënon qëndrimin përçmues dhe sulmin ndaj gazetarëve në baza personale në postimin Civil Media me titull: “Mediat në litar të shkurtër me qendra të gënjeshtrës”. Në kolumnë, autori i tekstit, Ljubomir Kostovski, komenton në mënyrë të pahijshme pamjen fizike dhe stilin e veshjes së gazetarit të TV24, Sunai Sabrioski, dhe në të njëjtën kohë bën përpjekje për ta diskredituar atë dhe medien ku ai punon.

Shkup - Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Universitetit të Salentos nga Italia, prof. dr. Genaro Scarselli, i shoqëruar nga dr. Francesko Mariano, e vizituan Universitetin e Tetovës. Me këtë rast, ata u pritën në takim nga rektori i Universitetit të Tetovës, prof. dr. Kushtrim Ahmeti dhe prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, prof. dr. Shefik Shehu. 

Shkup - Me rastin e Ditës botërore të trashëgimisë kulturore - 18 prilli do të ketë hyrje falas në të gjitha muzetë dhe lokalitetet në vend, publikoi sot në Fejsbuk, ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska - Stojçevska. Sipas saj, kultura dhe arti vendor është pasuri që vlen të shikohet, ndjehet dhe ruhet. "Ejani, vizitoni dhe hulumtoni më 18 prill", shkroi Kostadinovska - Stojçevska. 

Strugë - Shkollat e mesme në Strugë, kanë kapacitet për krijimin e kuadrove profesionale për profesionet specifike që kërkohen në "Magna", theksoi kryetari Ramiz Merko në takimin e sotëm me përfaqësues të kompanisë kanadeze. Në këtë drejtim, sipas tij, mund të ndihmojë edhe arsimimi i dyfishtë dhe drejtimet e reja për nevojat e atij tregu të punës.

Ankara - Tërmet me intensitet prej 4,3 ballëve sipas Shkallës së Rihterit sot pasdite e goditi provincën turke Adijaman në juglindje të vendit, njoftoi Agjencia për Menaxhim me Katastrofa. Sipas raportimeve, tërmeti ka ndodhur në rrethinën e qytetit Sinxhik në orën 16 e 26 minuta sipas kohës lokale.  Epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej shtatë kilometrave

Moskë - Rusia ka hapur hetim për videon në të cilën tregohet heqja e kokës të një ushtari ukrainas.  Zyra e kryeprokurorit njoftoi se videoja "është dërguar te trupat hetues për kontroll" me çka duhet të konfirmohet "besueshmëria" e materialit dhe të merret vendim adekuat. Në videon e cila këtë javë u paraqit në rrjetet sociale shihet se si ushtarë rusë xhirohen duke i hequr kokën një pengu ushtarak ukrainas me thikë. Kjo u dënua nga Ukraina dhe shtetet e tjera perëndimore. 

Hagë – Parlamenti i Holandës sot ishte evakuuar pas një alarmi të rremë për bombë. Pas një ore, pasi ishin kryer kontrolle policia lejoi kthimin në ndërtesë. Lideri i Partisë së Lirisë dhe deputet, Gert Vilders deklaroi se bomba e rreme ishte e dedikuar për të dhe se ky është shkaku i evakuimit.  “Një pako me arushë kadife dhe tela ishte dërguar në zyrën time në Parlament. Për fat të keq nuk kishte shpërthim dhe nuk ishte i rrezikshëm, por nuk ishte as zbavitës”, shkroi Vilders në Tuiter.

Bruksel - Këshilli i Bashkimit Evropian sot në kuadër të Fondit Evropian për Ndihmë Paqësore (EPF) miratoi një miliard euro të cilat duhet tu paguhen vendeve anëtare si kompensim për shpenzimet për armë dhuruar Ukrainës nga rezervat ekzistuese. "Me vendimin e sotëm e operacionalizojmë pjesën e parë të marrëveshjes historike të arritur nga liderët e BE-së për dërgesë urgjente të armëve artilerike në vlerë prej një miliard euro për forcat e armatosura ukrainase. Nuk ka dëshmi më të mirë për përcaktimin e përbashkët të BE-së që të vazhdojë ta mbështesë të drejtën legjitime të Ukrainës në vetëmbrojtje nga agresori brutal rus", deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borel.

Moskë- Pas një erupsioni treditor, aktiviteti i vullkanit Shiveluç në Kamçatka, është qetësuar pjesërisht, por ende hedh re nga hiri në vlerë deri në gjashtë kilometra, kumtoi sot zyra rajonale e Institutit gjeofizik të Akademisë ruse të shkencave. "Erupsionet vazhdojnë, por ato janë dukshëm më pak intensive. Duhet të presim ngadalësim shtesë të aktivitetit eruptues, por hedhjet sporadike të reve nga hiri vullkanik në vlerë prej pesë deri në gjashtë kilometra ende mund të paraqiten, paraëajmëron Instituti gjeofizik.

Dublin - Presidenti amerikan Xhozef Bajden sot u takua me kolegun e tij irlandez, Majkëll Higins, para fjalimit të tij historik në Parlamentin irlandez. Pritet, që kur t'u drejtohet anëtarëve të dy dhomave të Parlamentit, Bajden ta prezantojë "vizionin e përbashkët" për ardhmërinë e marrëdhënieve amerikane-irlandeze, publikoi "Blumberg". Bajden do të merr pjesë në ceremoninë e mbjelljes s fidaneve dhe ziles së paqes në rezidencën zyrtare të presidentit të Irlandës.

Berlin - Enti federal gjerman për statisika sot publikoi se në vitin e parë të pushtimit rus ndaj Ukrainës është zvogëluar për 91 për qind importi nga Rusia. Rënia e importit gjerman nga Rusia para se gjithash i përket dërgesës së zvogëluar të energjensave ruse. Sipas të dhënave zyrtare në shkurt të këtij viti Gjermania ka importuar mallra nga Rusia në vlerë prej 300 milionë eurove, ndërsa vitin e kaluar ka arritur 3,7 miliardë euro me atë që Rusia nga vendi i 11-të tani është në vendin e 46-të të vendeve nga të cilat Gjermania importomn artikuj.

Tokio - Forcat ajrore japoneze dhe amerikane sot zhvilluan stërvitje të përbashkët mbi Detin Japonez, pasi Koreja e Veriut lansoi një raketë balistike, njoftoi Ministria japoneze e Mbrojtjes. Ministria bën të ditur se stërvitja e përbashkët ushtarake ishte zbatuar në momentin kur situata e sigurisë në rrethinën japoneze ashpërsohet dhe kur Koreja e Veriut lanson raketa balistike. 

 

Mançester- Futbollisti i Mançester junajted, Markus Rashford nuk do të luajë në ndeshjen e sotme të parë të çerekfinales kundër Sevilas në Ligën e Evropës, për shkak të lëndimit të muskujve, njoftoi klubi anglez. Në komunikatë shtohet se Rashford nuk do të mund të luajë edhe në "disa" ndeshje tjera për shkak të lëndimit.  Rashford është zëvendësuar në minutën e 80-të në ndeshjen e të shtunës së Premier ligës kundër Evertonit dhe menjëherë ka filluar me procesin e rehabilitimit.

Paris – Trajneri i kampionit francez të futbollit, PSZH, Kristof Galtie, ka angazhuar truproja për të garantuar sigurinë e tij, pas kërcënimeve me vdekje të motivuara nga komentet e supozuara raciste që ai ka bërë, raportojnë sot mediat botërore. Gazeta Parisien deklaroi se ish-drejtori sportiv i Nice, Zhulien Furnie, akuzoi Galtien se nuk donte lojtarë myslimanë dhe të me ngjyrë në ekipin e tij. Deklarata e Fournie ngjalli reagime të mëdha në Francë, ndërsa Gaultier, i cili ishte trajner i Nicas nga 2021 deri në 2022, i mohoi të gjitha akuzat.

 

QËNDRONI TË LIDHUR