• e mërkurë, 25 dhjetor 2024
MIA FLESH

18:00 / 5 korik / 2024

Shkup - Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga partnerët më të rëndësishëm strategjikë të vendit tonë, pasi në pjesën e Doganave fokus i fuqishëm në bashkëpunim është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe rritja e kapaciteteve institucionale në mbledhjen e të ardhurave, u theksua në takimin e drejtorit të Drejtorisë doganore, Boban Nikollovski me shefin për çështje ekonomike në Ambasadën e SHBA-së, Rajan Miler.

Shkup - Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë informon se prej sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin qershor 2024. Përfituesit e të drejtave që posedojnë kartela debitore do të mund të tërheqin të holla në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa jo të gatshme në rrjetin e shitjes ose përmes sistemit bankar elektronik dhe celular prej sot – 5 korrik 2024.

Shkup - Nxënësit që nga 1 shtatori do të jenë në klasën e shtatë do t'i përdorin tekstet shkollore që janë përdorur deri më tani, sepse të rejat, sipas planprogrameve të Konceptit të ri, nuk janë përgatitur. Për temat që mungojnë në tekstet e vjetra dhe që janë të planifikuara për studim, do të ketë materiale shtesë që do të përgatiten nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit (BZHA).

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se nëse do të ketë takim me kryeministrin grek, Kirjakos Micotakis në samitin e ardhshëm të NATO-s në Uashington, shpreson se do ta ruajnë dinjitetin dhe do të bisedojnë si partnerë dhe si fqinjë të mirë.

Shkup - Thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqja e investimeve më të mëdha franceze në vendin tonë, ishin në fokus të takimit të sotëm të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski me ambasadorin e Republikës Franceze, Siril Bomgartner.

Shkup  – Sot, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska realizoi takim me ambasadorin evropian Dejvid Gir, ku bashkëbiseduesit iu referuan reformave që e presin vendin në procesin e integrimeve evropiane.

Shkup - Marija Andonovska është drejtoreshë e re e Institutit për Shëndet Publik, konfirmoi ajo për MIA-n. Ka lindur më 20 mars 1981. Ajo është Doktore e Shkencave, aktualisht punon në Fakultetin e Stomatologjisë dhe në Qendrën Klinike stomatologjike.

Shkup - Komisioni Shtetëror Zgjedhor e mbajti seancën e 109-të, në të cilën Komisioni e shqyrtoi Njoftimin e dorëzuar nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilin informohet se Kuvendi në seancën e mbajtur sot konstaton se deputetëve të zgjedhur Sinisha Stojanoski dhe Boban Nikolovski nga Koalicioni "Maqedonia juaj" e udhëhequr nga VMRO-DPMNE u ndërpritet mandati i deputetëve sipas nenit. 152 të Ligjit Zgjedhor.

Shkup - Së paku 110 vende pune, kryesisht nga profesioni i inxhinierisë, makinave të reja dhe teknologjisë, paralajmëruan sot kryeministri Hristijan Mickoski dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë "Epsoteh", Alamavi, të cilët promovuan investimin e ardhshëm në vend në vlerë prej 20 milionë euro.

Shkup - Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 2 korrik 2024, deri te kryetari i Kuvendit ka dërguar Njoftim se i ndërpritet funksioni gjyqtare për shkak të pensionimit Dobrilla Kacarskës, gjyqtare në Gjykatën kushtetuese, me propozim të Këshillit gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve.

Shkup - Kryetarja e Këshillit të prokurorëve publikë, Dushica Dimitrievska, pas paralajmërimeve të pushtetit për shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve publikë, vlerëson se duhet të ketë përgjegjësi individuale, e jo kolektive.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot në deklaratë për media përsëriti se është i gatshëm të diskutojë nëse ka zgjidhje më të mira për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë. Tha se diçka duhet të ndryshojë sepse besimi i qytetarëve në gjyqësor është dy për qind. 

Shkup - Çështja është se si do të paguhet ajo që rregullisht është paraparë në Buxhet. Ne po përpiqemi të jemi kreativ dhe qytetarët nuk e ndjejnë këtë. Për pensionet e rritura do të ketë mjete, kurse me sindikatat do të ulemi së bashku për të parë nëse ka mundësi që paga minimale të rritet në 450 euro në 100 ditët e para të Qeverisë", tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.

Shkup - Mbështetje e plotë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe popullit ukrainas, porositi ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski në takimin e sotëm me ambasadoren e Ukrainës, Larisa Dir dhe atasheun e mbrojtjes, nënkolonelin Serhii Kacuba.

Strugë - Në Gjykatën themelore në Strugë sot filloi seanca kryesore për veprën penale "falsifikim i dokumenteve dhe punë të pandërgjgjshme" në shërbimin e shkollës në Veleshtë, ku, në mesin e katër të akuzuarve, është edhe kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko. Megjithatë, seanca në të cilën Merko po gjykohet për "emërimin e paligjshëm" të drejtorëve në shkollat ​​fillore në fshatrat Podgorc, Labunishtë dhe "Vëllezërit Miladinovci" në Strugë, është shtyrë për shkak të mungesës së dëshmitarëve.

Tiranë - Tuneli i Llogarasë, një nga projektet më të mëdha publike në Shqipëri, në pjesën jugore të shtetit, që i lidh qytetet bregdetare Vlorë dhe Sarandë, sot është lëshuar në qarkullim. Gjendet në rreth 20 kilometra në jug të Vlorës, në gjatësi prej 5,9 kilometrave, për ndërtimin e të cilit janë investuar 139,6 milionë euro, e i cili, sipas mediumeve shqiptare, ka ndikim të drejtpërdrejtë ndaj tërë ekonomisë shqiptare.

Bruksel - Sipas mendimit tonë, vetëm me unitet mund të arrihet një paqe e drejtë në Ukrainë, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian me rastin e vizitës së kryeministrit hungarez Viktor Orban në Moskë. Ai shtoi se vizita e Orban nuk ishte e dakorduar dhe se ai nuk ishte i autorizuar të përfaqësonte Bashkimin Evropian, edhe pse vendi i tij e mori presidencën e Këshillit të BE-së më 1 korrik.

Bruksel - Para se të merret vendimi për pagesën e mjeteve në kuadër të Planit për Rritjes të Ballkanit Perëndimor, Komisioni Evropian pret që të gjitha vendet e rajonit të paraqesin agjendat e tyre të reformave në sferën socio-ekonomike dhe në sferën e vlerave themelore, deklaroi zëdhënësja e Komisioni Evropian për politika të fqinjësisë, zgjerim dhe partneritete ndërkombëtare, Ana Pisonero.

Bruksel - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot deklaroi se Aleanca ishte paraprakisht e informuar për vizitën e kryeministrit hungarez Viktor Orban në Moskë në bisedime me presidentin rus Vladimir Putin. 

Nuakshot - Autoritetet mauritaniane gjetën dje 87 trupa dhe shpëtuan 36 persona pasi një anije me emigrantë afrikanë u përmbys në brigjet e vendit, njoftoi DPA, duke cituar burime të sigurisë. Anija besohet se transportonte 184 persona (kryesisht nga Senegali dhe Gambia), duke lënë dhjetëra njerëz pa informacione, shtoi një nga burimet.

Ankara - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi sot se vendet perëndimore patjetër të bëjnë presion ndaj Izraelit që të pranojë propozimet më të reja për një armëpushim në Gazë. "Pas thirrjes telefonike të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden deri tek (kryeministri izraelit) Benjamin Netanjahu, shpresoj se armëpushimi përfundimtar do të jetë brenda disa ditësh për të ndaluar masakrat në izrael", deklaroi Erdogan për gazetarët pasi kthimit nga Kazakistani, ku mori pjesë në Samitin e Organizatës së Shangajit për Bashkëpunim.

Londër - Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Kir Starmer, sot në fjalimin e tij të parë në atë pozicion tha se vendi votoi për ndryshime dhe se mungesa e besimit te qytetarët mund të kthehet vetëm me vepra, e jo me fjalë.

Londër - Mbreti britanik Çarlls sot ia besoi mandatin për formimin e qeverisë së re të Britanisë së Madhe liderit të partisë Laburiste, Kir Starmer, pas fitores bindëse të partisë së tij në zgjedhjet parlamentare. Emërimi i Starmer si kryeministër u konfirmua nga Pallati Bukingam.

Pekin - Një person ka humbur jetën, ndërsa 79 janë lënduar në tornadon që sot ka goditur provincën lindore kineze, Shandong. Autoritetet kumtuan se të lënduarit janë hospitalizuar. Në inçizimet e publikuara në rrjetet sociale shihet si gjatë tornados ranë drunjë dhe billborde

Kiev - Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës kumtoi se vizita e Orbanit në Moskë, e cila pasoi pas udhëtimit të tij në Kiev në fillim të kësaj jave, nuk ishte e koordinuar me Ukrainën. "Rikujtojmë se për vendin tonë parimi 'nuk ka marrëveshje për Ukrainën pa Ukrainën' mbetet i palëkundur dhe u bëjmë thirrje të gjitha vendeve ta respektojnë me përpikëri", thuhet në kumtesën e Ministrisë.

Ramallah - Shtatë palestinezë janë vrarë sot në një sulm të ushtrisë izraelite në qytetin Xhenin në Bregun Perëndimor të okupuar. Ushtria izraelite kumtoi se forcat e saj kanë rrethuar një ndërtesë ku ekstremistët ishin barrikaduar dhe se aeroplanët izraelitë kanë goditur objektivat në zonë. 

Uashington - Presidenti i Amerikës Xho Bajden deklaroi se ishte "krenar" që ishte "gruaja e parë me ngjyrë që shërbeu me një president me ngjyrë", në gafën e tij. Një javë pas paraqitjes së tij katastrofike në debat, Bajden dje dha një intervistë për radio stacionin në Filadelfia Vurd, shkruan Telegrafi.

Nju-Jork - Tre persona e humbën jetën, ndërsa tetë janë lënduar në SHBA-a kur një kamion është përplasur tek një grup njerëzish në një park që festonin Ditën e Pavarësisë në Nju Jork, kumtuan autoritetet, transmeton Beta. Nga tetë të lënduarit, tre janë në gjendje të rëndë për jetën, tre kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe dy me lëndime të lehta.

QËNDRONI TË LIDHUR