• e premte, 27 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 29 korrik/ 2023

Shkup - Për asnjë nga 35-të kapitujt, Marrëveshja dhe Protokolli me Bullgarinë nuk është kusht për hapje dhe mbyllje të kapitujve. Marrëveshja me Bullgarinë është vetëm në përshtypjen e përgjithshme për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, por për këtë nuk votohet në Bashkimin Evropian. Nuk ka asnjë raport me shkrim nga ana e Komisionit Evropian lidhur me shkallën e realizimit të Marrëveshjes me Bullgarinë, është kategorik shefi i Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Gjithçka tjetër, sipas tij, është propagandë që të frikohen qytetarët derisa janë të eksponuar në procesin e pasaportizimit. Dyshoj, tha Osmani në konferencën e sotme për shtyp, se radikalët nga të dy vendet kanë ndonjë marrëveshje të heshtur.

Shkup - Më e rëndësishme është që të mos vendosen marrëdhëniet mes tifozëve në korelacion me marrëdhëniet mes shteteve ose çfarëdo lloj grupesh ose popujsh etnikë, sepse kjo është botë e veçantë te tifozët dhe nëse lejojmë që ashtu lehtë të bëhet korelacion dhe vërshim, vetëm do tu bëjmë dëm marrëdhënieve. Të gjithë ata që do të bëjnë përpjekje që kjo që ndodhi mes tifozëve ta vënë në kontekst të marrëdhënieve mes shteteve, nuk kanë qëllime të mira ndaj atyre marrëdhënieve.  Kjo është porosia e ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nga konferenca e sotme për media në të cilën iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me ngjarjet me ndeshjen e klubeve të futbollit Shkupi - Levski në Shkup. 

Shkup - Rritja ekonomike në periudhën afatmesme në vend do të stabilizohet, ndërsa konsumi privat dhe investimet, duke përfshirë edhe investimet kapitale, do të japin shtysë të theksuar në këtë drejtim. Ndikim shtesë në perspektivat ekonomike do të ketë edhe progresi sa i përket integrimit në BE, gjë që do të kontribuojë edhe në përforcimin e kapaciteteve strukturore dhe institucionale, kjo është theksuar në raportin më të ri të Agjencisë "Standar dhe Kurs" e cila e konfirmoi rejtingun kreditor të Republikës së Maqedonisë së Veruit BB- me perspektivë stabile. Në raport bëhet e ditur se vendi do të vazhdojë me konsolidimin fiskal, uljen e inflacionit dhe mbrojtjen e stabilitetit financiar, si dhe me reformat strukturore, ndërsa borxhi do të ruhet në nivel stabil.

Shkup - Nuk është proces i bashkimit, por i ndarjes së opozitës në bllokun shqiptar në ditët e fundit. Me një hap fragmentohen tre parti politike - BESA, Alternativa dhe një pjesë e BDI-së. Si strukturë nuk kontestoj, secili ka të drejtë të organizohet, por si qëllim, mendoj se janë anakronike me drejtimet në të cilat lëviz shteti, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani vlerëson se është mirë që në Kuvend filloi debati për ndryshimet kushtetuese dhe që fokusi është vendosur në përmbajtjen e këtyre ndryshimeve. Sipas tij, nuk është korekte që kjo temë e rëndësishme të kidnapohet për shkak të agjendave partiake të partive politike. 

Shkup - Për shkak të numrit të rritur të kërkesave për nxjerrjen e pasaportave, për shkak të afatit deri në shkurt për ndërrimin e dokumenteve për udhëtim, në përfaqësitë konsullare në Bernë, Bon, Berlin dhe Mynih, do të vendoset punë në dy turne. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në takim me gazetarët tha se merret parasysh që puna në dy turne të vendoset edhe në përfaqësinë tonë në Londër.

Shkup - Denari është stabil, ndërsa rezervat devizore janë në nivelin adekuat. Politika monetare të cilën po e udhëheq Banka Popullore, si dhe ulja e presioneve nga çmimet e importuara, kontribuuan për ngadalësim të inflacionit, për të cilin pritet që edhe më tutje do të ulet. Kreditë jofunksionale në bilancet e bankave edhe më tutje janë në nivel të ulët, përderisa përshtatshmëria e kapitalit në sektorin bankar është solide dhe stabile, vlerëson agjencia për Rejting kreditor "Standard dhe Purs" në raportin më të ri në të cilin e konfirmon rejtingun kreditor të vendit.

Shkup - Grupet e ekspertëve nga ministritë e punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë mbajtën takim në Sofje, ndërsa në fund të shtatorit pritet të kenë takim të ri në Shkup.  Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani vlerëson se ky është fillim i mirë në komunikimin me Bullgarinë fqinje pas krizës në marrëdhëniet mes të dyja shteteve para disa muajve.

Shkup - Dezinformatat dhe lajmet e rreme nuk janë vetëm problem i mediave, por edhe problem i sigurisë. Ata i destabilizojnë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe e minojnë besueshmërinë në institucionet demokratike, duke e penguar realizimin e qëllimeve më të rëndësishme strategjike të shteteve, përfshirë këtu edhe të Maqedonisë së Veriut.  Ky është konstatimi i përgjithshëm i analizës së re "Perspektiva gjeopolitike e rrjedhave të dezinformatave në Ballkanin Perëndimor" e publikuar nga Fondacioni Metamorfozis, e cila thekson lidhjen mes ndikimeve të dëmshme të huaja dhe aktorëve vendas që përdorin narrative dezinformative për ta destabilizuar rajonin dhe për ta penguar integrimin euroatlantik. 

Shkup - Shoferi, i cili me automjetin ka dalë nga rruga magjistrale Veles - Shtip ka shpëtuar falë asaj se nga celulari i tij është dërguar porosi zanore në gjuhën angleze deri te Numri i vetëm evropian për raste urgjente 112. Nga Qendra për menaxhim me kriza informojnë se thirrja është marrë herët në mëngjes në ora 04:20 dhe në pajtim me procedurën, menjëherë janë regjistruar koordinatat e lokacionit, prej ku është marrë thirrja, pas çka ka filluar verifikimi urgjent i saktësisë së thirrjes në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Shkup - Frekuencë të rritur të automjeteve ka në vendkalimet kufitare "Bogorodicë" dhe në "Tabanoc". Siç informon Lidhja Automote e Maqedonisë, për dalje nga vendi në VK Bogorodicë dhe për hyrje në vend në VK Tabanoc pritet rreth 45 minuta.  Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, ndërsa intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është rritur.

Prishtinë  - Bashkimi Evropian dhe ambasadorët e vendeve të Kuintit e shprehën shqetësimin e tyre për shkak të vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për marrjen e licencës së biznesit televizionit  Klan Kosova. Ata vlerësuan se kjo mund të ketë pasoja për pluralizmin mediatik në Kosovë. BE-ja dhe Kuinti, i cili përbëhet nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia, paralajmëruan se presin proces korekt dhe transparent për zgjidhjen e situatës. 

Tiranë - Shqipëria këtë vit më shumë se sigurt do të shënojë numër rekord turistësh, pasi tursitë ka pothuaj nga të gjithë pjesët e botës. Kjo është për shkak të faktit se gjatë gjashtë muajve të parë, vendin e kanë vizituar 3,4 milionë turistë të huaj, pra 33 për qind më shumë se një vit më parë. Edhe gjatë këtij viti në krye të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë janë shqiptarët e Kosovës, me 1,3 milionë, të ndjekur nga vendet e tjera fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi me nga 290.000 turistë. Nga Serbia 35 mijë turistë vizituan Shqipërinë

Beograd - Ministri çek i Çështjeve Evropiane, Martin Dvorzhak tha se nuk ka shkak që vendet nga Ballkani Perëndimor të druajnë se inkuadrimi i Ukrainës në Bashkimin Evropian do të thotë se ambicjet e tyre evropiane do të mbeten anash. "Edhe anëtaret e vjetra të Bashkimit Evropian kuptojnë se BE-ja nuk guxon ta humb Ballkanin Perëndimor. BE-ja nuk mund të lë rajonin jotabil, pasi kjo mund të shkaktojë probleme të mëdha. Duhet gradualisht t'i përfshijmë vendet ballkanike në biseda tona, edhe pse tani për tani, pa të drejtë vote, por tani nevojitet të dëgjohen qëndrimet e tyre, zëri i tyre", tha Dvorzhak në intrervistë për agjencinë çeke të lajmeve ÇTK.

Bruksel - Këshilli i BE-së mori vendim që të vendosë masa restriktive kundër shtatë individëve dhe pesë subjekteve nga Rusia, të cilët theksohen si përgjegjëse për "zbatimin e fushatës për manipulim me informacionet digjitale" me qëllim të fshehjes së informacioneve dhe përhapjes së propagandës të luftës ruse kundër Ukrainës.  Siç bëri të ditur BE-ja, kjo fushatë për manipulime, në të cilën marrin pjesë institucione qeveritare ruse ose subjekte që kanë lidhje me Rusinë, zbatohet përmes profileve të trilluara në mediat sociale dhe përmes ueb-faqeve të rreme, të cilat e uzurpojnë identitetin e disa mediave të njohura kombëtare ose sajteve qeveritare.

Bruksel  - Eurodeputetja nga radhët e Aleancës së Re Flamane nacionaliste belge, Asita Kanko, njoftoi se Parlamenti Evropian e hodhi poshtë ankesën e parashtruar kundër saj me të cilën ishte akuzuar për shqetësim të të punësuarve në kabinetin e saj.  "Komisioni kompetent në bazë të të gjitha argumenteve, fakteve dhe rezultateve të hetimit ka vendosur që akuzat ndaj meje për sjellje të pahijshme janë të pabaza. Kryetarja e Parlamentit Evropian pranoi mendimin e këtij Komisioni dhe e refuzoi ankesën, theksoi Kanko në një deklaratë me shkrim, duke shtuar se dëshiron " "këtë përvojë ta lë pas”.

Kiev - Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski deklaroi se ekspertët ndërkombëtarë po përgatisin vendime kryesisht të vështira për shtetin dhe armatën. "Ekspertët ndërkombëtarë po përgatisin vendime mjaft të vështira për Ukrainën, për ushtarët tanë. Tani japim gjithçka nga vetja, nuk e bëjmë këtë publikisht - që rezultatet e ushtarëve tanë, të cilat do t'i shohin të gjithë, të bëhen më të mira", tha presidenti i Ukrainës. Në video paraqitjen ai përkujtoi se është mbajtur takim i rëndësishëm ndërkombëtar me kryeministrin e Katarit, sheikun Mohamed bin Abdulrahman Al Tanim transmeton Ukrinform.

Londër - Armata ukrainase përdori raketa të Koresë së Veriut në betejat kundër Rusisë, të cilat, siç shkruan sot "Fajneshënëll tajms", "vendet mike" i kishin konfiskuar nga një anije para se t'i dërgonin në Ukrainë. Ministria ukrainase e Mbrojtjes, megjithatë, sygjeroi se arma është konfiskuar nga Rusia, shkruan gazeta.  Edhe pse arma e Koresë së Veriut nuk është shpërndarë shumë në fushëbetejën ukrainase, SHBA-ja paraprakisht e akuzoi Korenë e Veriut se po i dërgon armë Rusisë përmes rrugëve detare. 

Bruksel - Gjithsej 96 fluturime për hyrje dhe dalje nga aeroporti belg Sharlroa sot janë anuluar për shkak të grevës së pilotëve të kompanisë ajrore irlandeze Rajaner.  Rreth 17.000 udhëtarë ishin të prekur nga greva, e cila është e organizuar për shkak të pakënaqësisë nga kushtet për punë, që është rreth 28 për qind e numrit të përgjthshëm të pritur, njoftoi administrata e aeroportit. 

Londër - Sulmuesi i krahut i Çellsit, Kalum Hadson Odoi (22) gjendet para largimit të ekipit londinez, ndërsa karrierën do të duhej ta vazhdojë në rivalin e qytetit Fulham, njoftojnë mediumet britanike. Sipas mediumeve, vlera e transferit pritet të jetë diçka më shumë se pesë milionë euro. Hadson Odoi nuk është në planet për sezonin e ardhshëm të trajnerit të ri të Çellsit, Maurisio Poketino, ndërsa klubi dëshiron të lirohet edhe nga obligimet rreth pagës së tij javore prej rreth 150.000 eurove.

Kanberë - Australia do të prodhojë raketa për SHBA-në, konfirmoi ministri australian i Mbrojtjes, Riçard Marlls. Ai tha se kjo do të ndodhë pasi Uashingtoni do t'i ndihmojë Kanberës që të fillojë prodhimitarinë e vet. "Shpresojmë se do të kemi prodhim të raketave në Australi në afat prej dy viteve si pjesë e bazës industriale kolektive në mes të dy vendeve tona", tha Marlls për gazetarët pas përfundimit të konsultimeve vjetore dypalëshe ministrore me SHBA-në.

Uashington - Sekretari shtetëror amerikan, Entoni Blinken në një bisedë telefonike e siguroi presidentin e rrëzuar të Nigerit, Mohamed Bazum se SHBA-ja do të punojë në sigurimin e kthimit të plotë të rendit kushtetues pas grushtetit në vend.  Në kumtesën e Departamentit të Shtetit amerikan theksohet se Blinkeni ka biseduar edhe me ministren franceze për Evropë dhe Punë të Jashtme, Ketrin Kolona për përpjekjet për kthimin e rendit kushtetues në Niger. 

Uashington - Numri i shfrytëzuesve mujorë të plaftormës X, më herët e njohur si Tuiter, arriti maksimumin e ri, tha Ilon Mask dhe ndau një grafikon i cili tregon se tani ka mbi 540 milionë. Publikimi i Mask në X për numrin e shfrytëzuesve vjen kur kompania pëson ndryshime organizative dhe përballet me konkurencë nga aplikacioni i ri i lansuar Treds, me të cilën udhëheq platforma Meta.  Tuiteri kishte 229 milionë shfrytëzues aktivë mujorë në maj të vitit 2022, thuhet në kumtesën e publikuar para blerjes së platformës. 

Bengalur - Mbledhja e ministrave të Mjedisit Jetësor nga vendet-anëtare të G20, nikoqir i së cilës ishte India, përfundoi pa u arritur marrëveshja për disa pika, posaçërisht për zvogëlimin e emisioneve të karbonit, njoftoi Anadolia. Ministrat, të cilët vijnë nga 20-të vendet që emetojnë rreth 80 për qind nga gazrat që shkaktojnë ngrohje globale, nuk arritën marrëvehsje për katër nga 68 pikat e prezantuara në mbledhjen në qytetin Çenaj. Në dokumentin e publikuar për rezultatet, vërehet se vendet nuk kanë arritur marrëveshje për "planin për zvogëlimin e emisioneve të karbonit me pranimin e vitit 2025 si kulm të emisioneve".

Juande - Vagneri është i gatshëm që ta rrisë praninë e tij në Afrikë, deklaroi lideri i grupit mercenar rus, Evgenij Prigozhin. Grupi u largua nga Ukraina muajin e kaluar, ku u ndihmoi ushtarëve rusë në pushtimin e tyre në vendin fqinj.  "Ne nuk po e zvogëlojmë praninë tonë, për më tepër, ne jemi të gatshëm të forcojmë kontigjentet tona të ndryshme”, tha ai për Afrique Media të Kamerunit. Intervista me telefon ishte publikuar në Jutjub, por Rojters nuk mund ta konfirmonte autenticitetin e incizimit audoi, por në prapavijë të përkthimit francez dëgjohet një zë i ngjashëm me atë të Prigozhinit.

Sidnej - Stërvitjet e mëdha ushtarake në Australi në të cilat marrin pjesë Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhduan sot, pasi ishin gjetur mbetje nga helikopteri i cili u rrëzua dje.  Helikopteri Tajpan(MRH-90) u rrëzua në ishullin Hamilton në shtetin australian verilindor Kuislend. Katër anëtarë të ekuipazhit konsiderohen si të zhdukur, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Riçard Marlls. Më vonë, shefi i policisë në Kuislend, Dagllas Mekdonald deklaroi se janë gjetur mbetjet nga helikopteri ushtarak. Anëtarët e ekuipazhit të tij edhe më tutje konsiderohen si të zhdukur, ndërsa vijon kërkimi i tyre. 

Nion - Gjiganti italian Juventus është përjashtuar nga Liga e sivjeme e Konferencave për shkak të shkeljes së rregullave për fer-plejin financiar, publikoi mbrëmë UEFA. Trupi udhëheqës i futbollit evropian, po ashtu e dënoi edhe Çellsin, për shkak të, siç njoftuan, "shkeljes së rregullave të fer-plejit financiar", si rezultat të "dorëzimit të të dhënave jo të plota financiare". UEFA njoftoi se bëhet fjalë për transaksione, të cilat datojnë mes periudhës 2012 dhe 2019. Juventusi u dënua me 17,4 milionë funta, ndërsa Çellsi me 8,57 milionë funta.

 

QËNDRONI TË LIDHUR