• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 28 shtator/ 2024

Shkup - Kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili ishte për vizitë zyrtare në vend, dje nga Ohri njoftoi se Hungaria ka plan për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Shkupit dhe Sofjes. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Hristijan Mickoski, pas seancës ndërqeveritare, ai theksoi se vendi duhet t'i fillojë negociatat deri në fund të vitit dhe se Hungaria është e gatshme të përdorë Presidencën me BE-në dhe të ndërmjetësojë në çështjen me Bullgarinë. Sipas kryeministrit Mickoski, megjithatë, nuk duhet të humbasim shpresat dhe të zhgënjehemi, duke theksuar se është mirë që “ne kemi miq në BE, të cilët duan ta përhapin zërin tonë brenda Unionit”. 

Shkup - Jemi krenarë që komuniteti boshnjak ka festë, e cila me dinjitet festohet dhe kontribuon për promovimin e historisë së tij dhe të traditave kulturore, të cilat janë pjesë përbërëse të shoqërisë së vendit tonë, thotë presidentja Gordana Siljanovska Davkova në urimin deri te pjesëtarët e komunitetit boshnjak, me rastin e 28 Shtatorit, Ditës ndërkombëtare të boshnjakëve.

 Nju-Jork - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në intervistë për MIA-n paralajmëroi se pas kthimit të tij në Shkup do të fillojë procesi i konsultimeve për emërimin e ambasadorëve dhe plotësimin e një pjese të ambasadave dhe konsullatave të përgjithshme me personel.

Shkup- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Jashtme, Timço Mucunski, në margjinat e Asamblesë së 79-të të përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka realizuar takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Indisë, Subramanjam Xhaishankar.

Shkup - Muzeu i Bankës Popullore po i bashkohet manifestimit për shënimin e Ditës së Trashëgimisë Kulturore Evropiane që organizohet nga Këshilli i Evropës dhe Ministria e Kulturës dhe do të jetë i hapur për publikun sot nga ora 10 deri në orën 16.

Shkup – Hyri në fuqi Ligji për praktika të padrejta tregtare në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore, i cili duhet të ulë edhe më shumë çmimet e produkteve dhe të rivendosë rendin në tregti. Ai mbulon afro 2500 produkte marzhi i fitimit të të cilëve është i kufizuar në 10 për qind, prandaj pritet të ulë çmimet e tyre me 10 për qind.

Shkup- Nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe më të ftohtë nga veriut, nesër do të ketë ndryshim më të dukshtëm të motit.

Shkup- Në Spitalin e përgjithshëm Kumanovë mbrëmë ka ndërruar jetë një lehonë 31 vjeçare, konfirmuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme, Spitali i përgjithshëm Kumanovë dhe Prokuroria publike. 

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski dërgoi urim me rastin e Ditës ndërkombëtare të boshnjakëve.

Prishtinë - Shefi i Lidhjes demokratike të Kosovës (LDK) në opozitë, Lumir Abdixhiku deklaroi se zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të planifikuara për 9 shkurt të vitit të ardhshëm, do të vendosin nëse Kosova do t'i dorëzohet të majtës ose do të kthehet në "rrugën e saj tradicionale", njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Tiranë - Kryeministri shqiptar Edi Rama, në fjalimin e tij në seancën e 79-të të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork, tha se Kosova është një realitet ndërkombëtar i pakthyeshëm dhe se nuk duhet të mbahet peng nga askush.

Uashington - Bashkëkryesuesit e grupit të Kongresit për maqedono-amerikanët në Dhomën përfaqësuese prezantuan rezolutën dypartiake me të cilën kërkohet që shtatori të shpallet muaji i trashëgimisë maqedono-amerikane, njoftoi Zëri i Amerikës në gjuhën maqedonase.

Uashington – SHBA-ja mbrëmë kumtoi se kanë arritur një marrëveshje me Qeverinë e Irakut për t'i dhënë fund misionit ushtarak të koalicionit kundër grupit të Shtetit Islamik deri në vitin e ardhshëm.

Nju Jork - Sekretari shtetëror amerikan, Entoni Blinken, ka bërë sërish thirrje për armëpushim në Liban dhe Gazë, pasi Izraeli sulmon Hezbollahun në Liban, përfshirë edhe selinë e tij ushtarake në periferinë jugore të Bejrutit.

Nju-Jork  - Lindja e Afërt është në prag të luftës totale, paralajmëroi ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavror dhe kërkoi armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës.

Bejrut - Gjashtë persona e kanë humbur jetën, ndërsa 91 janë plagosur në sulmet e fuqishme izraelite ndaj paralagjeve jugore të Bejrutit, ku gjendet selia e Hezbollahut, kumtoi mbrëmë Ministria libaneze e Shëndetësisë.

Londër - Qytetarëve britanik në Liban u është kërkuar që menjëherë të largohen nga vendi për shkak të përshkallëzimit të dhunës ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut libanez, njoftoi DPA.

Bejrut- Izraeli herët në mëngjes ka kryer sulme të reja në rajonet rreth Bejrutit. Në kumtesën e shkurtë të armatës izraelite thuhet se lokacionet që i ka qëlluar, i takojnë Hezbollahut.

Kiev - Gjashtë persona e kanë humbur jetën në mëngjes në dy sulme të njëpasnjëshme ruse ndaj qendrës mjekësore në qytetin Sumi, në Ukrainën verilindore.

Tel Aviv - Armata izraelite zyrtarisht kumtoi se lideri i Hezbollahut, Hasan Nasrallah, është vrarë në sulmet ajrore izraelite të premten në Bejrut.

Bejrut - Ushtria izraelite kumtoi se po mobilizon ushtarë shtesë rezervë për shkak të përshkallëzimit të tensioneve me Libanin.

Katmandu  - Të paktën 32 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 12 konsiderohen të zhdukur në përmbytjet në Nepal, të shkaktuara nga të reshurat e mëdha të shiut, kumtoi policia lokale.

QËNDRONI TË LIDHUR