• e premte, 27 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/26 mars/2023

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët se sot, me fillim në ora 10:00, për shkak të garës së paralajmëruar në atletikë, Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut në malin Vodno.

Shkup - Moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor dhe perëndimor, e cila përgjatë Vardarit në disa vende do të përforcohet. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 17 deri 23 gradë Celsius.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.

Shkup - Në territorin e SPB Manastir dje në harkun kohor nga ora 23:00 deri më 05:00 është realizuar kontrollim aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët ngasin automjetet nën ndikimin e alkoolit.

Shkup - Një grup shtetas të Maqedonisë së Veriut do të paditen penalisht për terrorizëm dhe do të përgjigjen për paralajmërimet e rreme për bomba në shkolla dhe objekte tjera, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë.

Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot gjatë vizitës në Krushë të Madhe të Rahovecit, ku ka bërë homazhe në 24-vjetorin e masakrës, tha se nuk mund të ketë paqe pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë.

Tiranë - Ngjarjet e fundit në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë ishin tema kryesore e bisedimeve në takimin e sotëm të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, publikoi Begaj në Fejsbuk.

Kiev - Rusia e ka marrë Bjellorusinë për "peng bërthamor", vlerësoi sot Kievi, pasi presidenti rus Vlladimir Putin paralajmëroi sistemim të armës bërthamore në territorin bjellorus.

Bruksel - Bashkimi Evropian tenton të shmang varshmërinë nga Kina, siç ishte nga gazi rus, deklaroi shefi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borrel.

Moskë - Presidenti rus Vlladimir Putin deklaroi se Moska do të sistemojë armë taktike bërthamore në territorin e aleatit të saj, Bjellorusisë, vend në kufi me Bashkimin Evropian.

Vjenë - Presidenti austriak Aleksandar van der Belen sot niset për vizitë katërditore në Ballkanin Perëndimor. Ai do të shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Aleksandar Shalenberg, ministrja e Drejtësisë Alma Zadiç dhe delegacioni ekonomik me përfaqësues të 30 kompanive austriake.

Berlin - Paralajmërimi i presidentit rus, Vlladimir Putin se armë bërthamore do të stacionohet në Bjellorusinë fqinje, u kritikua nga Qeveria gjermane, shkruan "Velt".

Xhekson - Operacioni për shpëtim dhe kërkim pas viktimave nga tornadoja në shtetet jugore amerikane Alabama dhe Misisipi, ku humbën jetën të paktën 26 persona, vazhdoi edhe sot.

Nju-Jork - Fondi për fëmijë pranë Kombeve të Bashkuara (UNICEF) publikoi se 11 milionë fëmijëve në Jemen u nevojitet ndihmë humanitare dhe se urgjentisht nevojiten 484 milionë dollarë për vazhdimin e ndihmës për atë vend, njofton Anadolia.

Uashington - Ministria amerikane e Mbrojtjes kumtoi se nuk ka indikacione se Rusia po përgatitet të përdor armë bërthamore, pasi që Moska paralajmëroi sistemimin e armës taktike bërthemore në Bjellorusi.

 

QËNDRONI TË LIDHUR