• e mërkurë, 25 dhjetor 2024
MIA Flesh

18:00/11 qershor/2024

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Florian Qehaja. Siç informojmë nga pres-shërbimi i Kuvendit, kryetari Gashi vlerësoi se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës janë në nivel të lartë, me bashkëpunim të frytshëm në shumë fusha. Ai u shpreh i kënaqur që bashkëpunimi parlamentar ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës karakterizohet nga dinamika intensive, si dhe siguria se ky trend do të vazhdojë edhe në përbërjen aktuale parlamentare. Duke iu referuar takimeve të shumta bilaterale, ai e theksoi veçanërisht bashkëpunimin ndërmjet grupeve parlamentare të bashkëpunimit të të dy parlamenteve. Ai nënvizoi se deputetët e të dy vendeve bashkëpunojnë dhe mbështesin me sukses njëri-tjetrin në planin multilateral, në kuadër të asambleve parlamentare ndërkombëtare.

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Armen Grigorjan, përfaqësues i përhershëm i Programit Zhvillimor të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në vend, ku u bisedua për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit, si dhe për mbështetjen konkrete nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut për miratimin dhe për zbatimin e Strategjisë Zhvillimore Nacionale 2024-2044 (SZHN).

Shkup - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Siril Bomgartner, ku takim morri pjesë edhe Zhaklina Pop-Angellova, shefe e Kabinetit të ambasadorit. Duke i uruar mirëseardhje të ngrohtë ambasadorit, kryetari Gashi pa mëdyshje konfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes dy vendeve dhe dy parlamenteve, duke falënderuar njëkohësisht mbështetjen franceze në të gjitha nivelet e qeverisjes për anëtarësimin në NATO dhe në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka takuar sot Andrea Silvestrin, ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku siç njoftohet nga pres-shlrbimi qeveritar ambasadori Silvestri e ka uruar Gashin për zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit si kryetar i zgjedhur me një numër të konsiderueshëm votash, duke i uruar punë të suksesshme dhe duke nënvizuar mekanizmin demokratik të vetë zgjedhjeve. Në të njëjtën kohë, atij iu dha një mesazh urimi nga presidenti i Senatit italian, Ignazio La Rusa, me urime për sukses në punën e tij të ardhshme.

Shkup - Modulet për edukim paqësor në arsimin e mesëm i përmban publikimi në shtatë gjuhë që u promovua sot në organizim të Ambasadës së Fëmijëve "Megjashi". Modulet janë rezultat i bashkëpunimit shumëvjeçar me organizatat e shoqërisë civile dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, dhe qëllimi i krijimit të tyre është ndërtimi i paqes, jo dhunës dhe promovimi i procesit të edukatës paqësore. Rezultati i pritshëm është se përdorimi i duhur i këtij materiali praktik në shkolla do të çojë në përmirësimin e klimës në shkollë, uljen e dhunës së bashkëmoshatarëve dhe trajtimin konstruktiv të saj.

Shkup - Gazetari Mihaill Milloshevski nga 360 gradë, për storjen e titulluar “Klubi bullgar në Kosovë që hapi Jotova – nën kyç” është fitues i çmimit të parë për "Kreativitet dhe etikë gazetareske" që e ndanë Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Programin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP). Në historinë e çmimit të parë bëhet fjalë për pjesën jugperëndimore të shtetit më të ri evropian, Kosova, ku gjendet zona e Gorës . Dhe atje, përveç shqiptarëve dhe boshnjakëve, një pjesë e madhe e popullsisë deklarohet si goranci – popull musliman që flet gjuhë sllave të jugut.

Shkup - Nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) sot njoftuan se është e nevojshme të gjindet zgjidhje e përbashkët me Qytetin e Shkupit dhe Komunën Qendër, rreth murit mbrojtës të shembur në Klinikën e Fëmijëve. Siç sqarojnë nga MSH-ja, muri mbrojtës i rënë pas Klinikës së Sëmundjeve të Fëmijëve është ndërtuar në tokë shtetërore, ndërsa Ministria nuk ka të drejtë të regjistrohet për shfrytëzim të përhershëm të tokës.

Tetovë - Fakulteti i Arteve më 10 qershor 2024 e përmbylli vitin akademik 2023/24 me aktivitetet tradicionale si hapja e ekspozitës vjetore të studentëve të programit studimor Art Figurativ, koncerti i studentëve të programit studimor Art Muzikor dhe shfaqja e diplomës “Qentë e rezervuarit” nga studentët e programit studimor Arte Dramatike dhe Audiovizuele që është bashkëprodhim mes Universitetit të Tetovës dhe Teatrit të Tetovës.

Prishtinë - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Xhefri Hovenier deklaroi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke, ndërsa jo me "diçka më pak se ajo", njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Hovenier në panel-diskutimin e samitit "Ballkani Perëndimor 2024", që mbahet në Prishtinë, tha se është i nevojshëm angazhimi kolektiv për sfidat politike, siç është dialogu. "Përfundimi i këtij procesi duhet të jetë njohje reciproke mes dy vendeve, sepse asgjë më pak se kjo nuk e përmbush vizionin që kemi për një Evropë të plotë, të lirë, të begatë dhe paqësore, veçanërisht duke marrë parasysh paqëndrueshmërinë e mundshme që mund të pasojë", tha Hovenier.

Tiranë - Gjykata e Apelit vendosi që të rrëzojë ankimimin e Lulzim Bashës, duke e njohur Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike, vendim, i cili u mor sot nga trupi gjykues i përbërë nga relatore Alma Ahmeti e anëtarë Iliba Bezati dhe Elona Toro. ATSH njofton se deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, tha se kjo është një ditë e mirë për demokratët. “Këto tre zonja sot treguan se e vërteta prevalon mbi urdhërat politikë”, tha Noka.

Athinë - Prioritetet e qeverisë për çështjet evropiane i ka prezantuar kryeministri grek, Kiriakos Micotakis para eurodeputetëve të sapozgjedhur të Demokracisë së Re në takimin e sotëm në pallatin e kryeministrit, njoftojnë nga zyra e Micotakisit, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Në takim, në të cilin mori pjesë edhe ministri shtetëror, zëvendësja e MPJ-së dhe sekretari i marrëdhënieve ndërkombëtare në parti, u diskutua edhe për çështjen e organizimit dhe funksionimit të eurogrupit.

Bruksel - Presidenti francez, Emanuel Makron sot deklaroi se nuk do të japë dorëheqje pa dallim të epilogut të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Francë. Makron, i cili paralajmëroi shpallje të zgjedhjeve parlamentare pas disfatës së rëndë të partisë së tij "Rilindja" në zgjedhjet për Parlamentin evropian në Francë dhe fitoren e partisë ekstreme djathtiste Kuvendi nacional, tha se "nuk është Kuvendi nacional ai i cili e shkruan Kushtetutën". "Institucionet janë të qarta, si dhe vendi i presidentit pa dallim të rezultateve", tha Makron për Figaron franceze, transmeton Politiko.

Rigë - NATO-ja ka fuqi, resurse, mundësi dhe vullnet politik për ta ,brojtur secilin vend-anëtar të saj, paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg në kryeqytetin letonez, Rigë, ku mori pjesë në samitin e formatit B9, transmetuan mediumet gjermane. Në këtë forum rajonal për konsultime dhe dialog për çështje të sigurisë, i njohur edhe si Katërshja e Bukureshtit, morën pjesë Estonia, Letonia, Lituania, Bullgaria, Rumania, Sllovakia, Hungaria, Çekia dhe Polonia.

Moskë - Forcat e armatosura ruse sot kumtuan se e kanë marrë kontrollin ndaj fshatit Mjasozharovka (deri në vitin 2016 Artjomovka) në rajonin Llugansk në Ukrainën lindore dhe fshatin Timkovka në rajonin fqinj të Harkovit, kumtuan mediumet britanike. "Me aksione aktive, njësitë e grupit ushtarak 'PerëndimiÇ i liruan lagjet Artjomovska në Republikën popullore Llugansk dhe Timkovka në rajonin e Harkovit", kumtoi Minsitria ruse e Mbrojtjes.

Gazë - Hamasi e pranon rezolutën për ndërprerje të zjarrit tëm Këshillit të Sigurimit të Kombeve të bashkuara dhe është i gatshëm të negociojë për hollësitë,deklaroi sot funksionari i grupit Sami Abu Zuhri, duke cekur se i takon Uashingtonit ta detyrojë Izraelin ta respektojë zbatimin e saj. "Hamasi e pranon rezolutën për ndërprerje të zjarrit, tërheqjen e forcave izraelite dhe këmbimin e pengjeve për të burgosurit palestinezë në Izrael. Qeveria amerikane po përballet me test të vërtetë për përmbushjen e obligimeve të veta lidhur me presionin ndaj okupatorit menjëherë ta ndërprejë luftën përmes zbatimit të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të KB-së", tha Zuhri.

Jerusalem - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, ka deklaruar sot se kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka “riafirmuar zotimin e tij” për armëpushim në Rripin e Gazës. "U takova mbrëmë me Netanjahun dhe ai ripohoi angazhimin e tij ndaj propozimit të marrëveshjes së armëpushimit," tha Blinken, duke iu referuar planit që SHBA-ja paraqiti në Kombet e Bashkuara (OKB). Kreu i diplomacisë amerikane e vlerësoi reagimin e Hamasit ndaj planit të paraqitur si "shenjë inkurajimi".

Tel Aviv - Plani i armëpushimit në Gazë i propozuar nga presidenti amerikan Xho Bajden nuk bie ndesh me caqet ushtarake të Izraelit, sipas një zyrtari të qeverisë izraelite, raporton DPA.  "Izraeli nuk do ta përfundojë luftën para se t'i arrijë të gjitha qëllimet e veta ushtarake: shkatërrimin e objekteve ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit, lirimin e të gjitha pengjeve dhe sigurimin që Gaza të mos përbëjë kërcënim për Izraelin në të ardhmen", tha sot përfaqësuesi izraelit.

Berlin - Kryesuesi i reprezentacionit anglez në futboll, Geret Sauthgejt është mes seleksionuesve më të paguar të 24 reprezentacioneve të cilat do të garojnë në kampionatin evropian në Gjermani. Rroga vjetore e Sauthgejtit është 5.8 milionë euro. Pas tij është seleksionuesi gjerman, Julian Nagelsman me 4.8 milionë euro, ndërsa në vendine tretë është seleksionuesi i Portugalisë, Roberto Martinez, i cili brenda vitit fiton katër milionë euro.

 

QËNDRONI TË LIDHUR