• e mërkurë, 25 dhjetor 2024
MIA Flesh

18:00/10 qershor/ 2024/

Shkup - Marrëdhëniet dypalëshe janë miqësore, pa çështje të hapura, me dialog të vazhdueshëm politik dhe bashkëpunim konstruktiv, vlerësuan në një bisedë telefonike presidentja Gordana Siljanovska Davkova dhe presidenti kroat Zoran Milanoviq.

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Angela Ageler, ambasadore e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me ç'rast i përshëndeti marrëdhëniet shumëvjeçare dhe të forta bilaterale ndërmjet të dy vendeve dhe më pas e theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, të cilat janë me interes të përbashkët për të dyja vendet.

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot realizoi takim me koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rosana Duxhak.

Shkup - Kryetari i Lëvizjes demokratike, e cila është pjesë e Koalicionti VLEN, Izet Mexhiti sot konfirmoi se qeveria e re do të formohet pas festës së Bajramit, përkatësisht më 19 apo 20 qershor.

Shkup - Zëvendëskryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska sot theksoi se Kongresi i shtyrë llogaridhënës i partisë, i cili filloi dje e më pas u shty, duhet të jetë i përfunduar deri më 30 qershor, përkatësisht para zgjedhjeve brendapartiake për kryetar të ri.

Shkup - Ambasada e Italisë në Shkup, njofton për mundësinë e marrjes së bursave për qytetarët e Maqedonisë nga Qeveria Italiane për vitin akademik 2024-2025.

Shkup - Pasi kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, mori mandatin e deputetit, në vend të tij deri në zgjedhjet e ardhshme lokale do të jetë Iljas Veseli, këshilltar në këtë komunë.

Shkup - Absolventët e Artit Figurativ të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës, të shtunën (8 qershor 2024) e hapën ekspozitën tradicionale të radhës në Qendrën kulturore në Strugë. Bëhet fjalë për ekspozitën tradicionale që studentët e Artit Figurativ të universitetit tonë për çdo vit e mbajnë në qytetin buzë Drinit nën moton “Ekspozitë e absolventëve”.

Shkup - Qendra për menaxhim me kriza (QMK) apelon deri te institucionet kompetente që të koordinohen dhe menjëherë ta zgjidhin problemin me murin mbajtës në rrugën "Belgradska" mbi qendrën klinike "Nëna Terezë", e cila është në gjendje të rëndë dhe është e pjerrët, madje sot në numrin 112 kanë marrë njoftim se është shembur një pjesë e murit.

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit në konferencën shkencore për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës ka deklaruar se para 25 vjetëve ishin shuar shpresat e politikës serbe për ta zbrazur Kosovën, duke shtuar se atëkohë populli i Kosovës po i përjetonte ditët e fundit të luftës dhe ditët e para të çlirimit.

Tiranë - Opozita shqiptare sot e mbajti seancën e 11-të me radhë para bashkisë së Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit Erion Veliaj.

Sofje - Partia e Qendrës së Djathtë të Bullgarisë GERB është në rugën e duhur për të fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare, por do t'i nevojiten partnerëve të koalicionit për të formuar qeveri, treguan sot rezultatet e parakohshme në bazë të 64,06 për qind të votave të numëruara.

Gjenevë - Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (IOM) sot njoftoi se numri i personave të zhvendosur brenda në Sudan tejkaloi 10 milionë.

Londër - Kryeministri britanik, Rishi Sunak deklaroi se "kuptohet se nuk ka menduar të tërhiqet për shkak të kritikave të vazhdueshme për largimin e tij të parakohshëm nga komemoracionet me rastin e 80-vjetorit të zbarkimit të aleatëve në Normandi, lajmëroi DPA.

Minsk - Bjellorusia sot publikoi se ushtria e saj merr pjesë në fazën e dytë të stërvitjeve për sistemim të armëve bërthamore taktike ruse të dorëzuara nga presidenti rus Vlladimir Putin.

Varshavë - Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot njoftuan se po krijojnë një operacion me Poloninë në Varshavë për t'i ndihmuar Ukrainës fqinje të kundërshtohet në dezinformatat ruse.

Kajro - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken sot arriti në Lindjen e Afërt me shpresë se do të arrihet ndërprerje e zjarrit mes Izraelit dhe grupit palestinez Hamas.

Abuxha - Të paktën 50 persona janë vrarë, si dhe disa të tjerë janë rrëmbyer kur njerëz të armatosur kanë sulmuar fshatin Jargoje në veriperëndim të Nigerisë, deklaruan sot banorët e fshatit.

Berlin - Kryetari i UEFA-së, Aleksandar Çeferin nuk sheh kërcënime konkrete për sigurinë e Kampionatit të ardhshëm evropian 2024 në Gjermani, por është i shqetësuar për situatën gjeopolitike në përgjithësi.

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR