• e mërkurë, 25 dhjetor 2024
MIA FLESH

18:00/5 qershor/2024

Shkup - Euroambasadori Dejvid Gir vlerëson se Marrëveshja e Prespës, e Ohrit dhe Marrëveshja për marrëdhënie të mira fqinjësore me Republikën e Bullgarisë, secila në mënyrë të ndryshme, kanë sjellë përfitime të rëndësishme për vendin dhe thotë se për këtë për Bashkimin Evropian është me rëndësi të madhe të punohet në zbatimin e plotë të tri marrëveshjeve.

Shkup - E majta njoftoi se jep mbështetje të kushtëzuar për ndryshimet e propozuara të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore me të cilat do të mundësohet ristrukturim i ministrive dhe rritje e numrit të tyre me kërkesë të koalicionit i cili e përbën shumicën e re në Parlament, por kërkon nga VMRO-DPMNE të pranojë ndryshim të modelit zgjedhor dhe vendosje të një njësie zgjedhore. 

Shkup - Shumica e re parlamentare planifikon të dorëzojë disa zgjidhje ligjore, përfshirë ligjet që rregullojnë Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e prokurorëve publikë dhe mënyrën e re të zgjedhjes, paralajmëroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot në konferencën për shtyp në Kuvend, duke theksuar se ajo është e përfshirë në programin "Platforma 1198", e cila në zgjedhje ka marrë më shumë se gjysmë milioni vota, dhe se ky legjitimitet i zgjedhjeve "na jep të drejtën të veprojmë në asnjë mënyrë tjetër, përveç asaj që përmban ai program".

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka realizuar takim me ambasadorin turk në vendin tonë, Fatih Ullusoj. Në takimin, siç kumtoi Kabineti i presidentes, janë këmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale, të cilat tradicionalisht janë miqësore, në frymën e partneritet strategjik mes dy shteteve dhe aleancën në NATO.

Shkup - E drejta ime si njeri, e garantuar me shumë konventa, është e drejta e lirisë së shprehjes dhe fjalës. Për mua atdheu im në çdo deklaratë timen është Maqedonia dhe do të mbetet Maqedonia. Komunikimi i përgjithshëm institucional, i cili është pjesë e ligjeve dhe Kushtetutës, do të respektohet derisa ato ligje dhe Kushtetura janë në fuqi ashtu siç janë, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe mandatari i ardhshëm Hristian Mickoski.

Gostivar - Kundërshtarët tanë politikë le të përgatiten për sfidën e re që vijon në vitin e ardhshëm në zgjedhjet lokale, theksoi Ali Ahmeti lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim në manifestimin me rastin e 22-vjetorit të formimit të kësaj partie politike, në paraqitjen kushtuar trazirave aktuale në bllokun shqiptar pas zgjedhjeve parlamentare. 

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian dhe që kanë të drejtë vote në ato vende, të dalin sa më masivisht në zgjedhjet për Parlamentin Evropian që nga 6 deri më 9 qershor do të mbahen në 27 vendet anëtare të BE-së, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Tiranë - Deputeti opozitar italian, Rikardo Maxhi nga partia “Piu Europa” ka tentuar të sulmojë kryeministren Xhorxha Meloni, pas konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama, publikuan mediat shqiptare. Vizita e kryeministrit italian Meloni në qendrat e pritjes së emigrantëve nuk shkoi siç pritej. Një incident ka ndodhur me deputetin e opozitës italiane Riccardo Maggi, nga partia “Piu Europe”, i cili u gjakos pas përplasjes me truprojat e kryeministrit italian, raporton Ora News.

Tiranë - Jam krenar për Shqipërinë e cila mund t'i shërbejë Italisë, e cila shumë herë ishte në shërbim të vendit tonë. Nëse kemi mundësi t'i shërbejmë, atëherë ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe ta bëjmë këtë me zemër dhe me bindje se deti mes Italisë dhe Shqipërisë nuk është hapësirë e cila na ndan, por na bashkon, deklaroi kryeministri shqiptar Edi Rama në konferencën e përbashkët për media me homologen e tij italiane Xhorxha Meloni, e cila sot është për vizitë në qendrat e pranimit për emigrantë në Shqipëri.

Beograd - Në qytetin Stanishinci, 12 kilometra para Vërnjaçka Banja, është djegur një autobus me fëmijë në ekskursion, njoftoi portali N1. Në autobus kishte 76 nxënës dhe nuk ka të lënduar. Zjarri ka rënë në pjesën e motorit të autobusit. Incidenti është raportuar rreth orës 14:10, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikëset.

Paris - Presidenti francez Emanuel Makron sot e hapi ngjarjen treditore me rastin e 80-të vjetorit të zbarkimit të aleatëve në Normandi më 6 qershor të vitit 1944. Në përkujtimore do të marrin pjesë burrështetas perëndimorë, ndërsa qëllimi është të tregohet unitet kundër luftës në Ukrainë.

Moskë - Një bandë kibernetike ruse me siguri është përgjegjëse për sulmin që ndërpreu punën në spitalet në Londër dhe shkaktoi anulimin e intervenimeve kirurgjike dhe takimeve, deklaroi sot ish drejtori ekzekutiv i Qendrës kombëtare britanike për siguri kibernetike, Kiaran Martin.

Nju-Jork - Roli i njerëzimit në ngrohjen shkatërruese të planetit është i barabartë me meteorin që shkatërroi dinosaurët në Tokë, deklaroi sot Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteresh. "Ashtu si meteori që zhduku dinosaurët, ne kemi një ndikim të madh. Në rastin e klimës, ne nuk jemi dinosaurët. Ne jemi meteori. Ne nuk jemi vetëm në rrezik. Ne jemi rreziku, tha Guteresh në Nju Jork.

Nju-Jork - KB-ja paralajmëron se më shumë se një milion palestinezë në Gazë mund të arrijnë nivelin më të lartë të ursë deri nga mesi i muajit të ardhshëm nëse vazhdon konflikti. Agjenci të KB-së, Programi botëror për ushqim dhe Organizata për ushqim dhe bujqësi, në raportin e përbashkët njoftuan se uria po përkeqësohet për shkak të kufizimeve të rënda në qasjen e ndihmave humanitare dhe kolapsit të sistemit lokal të shpërndarjes së ushqimit që nga fillimi i konfliktit midis Hamasit dhe Izraelit.

Londër - Sulmuesi slloven Benjamin Sheshko do të ketë disa ditë në dispozicion për të marrë vendimin përfundimtar për ardhmërinë e tij, informoi gazetari, mirë i informuar për transfere, Fabricio Romano.

Mançester - Udhëheqësia e Mançester Sitit do të fillojë negociata për ardhmërinë e menaxherit Pep Guardiola, kontrata e të cilit skadon për saktë një vit. Kryetari i klubit, Kaldun Al Mubarak deklaroi se në bisedat e dy palëve do të tentojnë ta gjejnë "zgjdhjen e duhur". 

Napoli - Ekipi italian Napoli sot konfirmoi se trajneri i ri i klubit është Antonio Konte, i cili nënshkroi kontratë trevjeçare. Konte (54) u bë trajneri i pestë i Napolit për diçka më shumë se një vit. Ish trajneri i Juventusit, Çellsit, Interit dhe përzgjedhësi i Italisë ishte pa punë pasi u largua nga Totehemi në mars të vitit 2023.

Liverpul - Ish menaxheri i Liverpullit, Jirgen Kllop ka një punë të re. Ai nënshkroi kontratë 3-vjeçare me agjencinë për marketing sportiv "SPORTFAJV". Gjermani do të jetë përfaqësues për shitje dhe marketing të kompanisë për Azinë dhe SHBA-në.

QËNDRONI TË LIDHUR