• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mexhiti: Edhe unë pohoj se nuk kemi ligj për gjuhën shqipe, BDI-ja është në panik dhe pa vizion

Mexhiti: Edhe unë pohoj se nuk kemi ligj për gjuhën shqipe, BDI-ja është në panik dhe pa vizion

Shkup, 20 nëntor 2024 (KMIA) - Kryeministri i Republikës së Kosovës nuk tha asgjë të veçantë, vetëm tha se në Maqedoninë e Veriut nuk ka ligj për gjuhën shqipe, ka Ligj për gjuhët. Të njëjtën e pohoj edhe unë - se edhe deri më tani nuk ka pasur ligj të posaçëm për gjuhën shqipe, deklaroi zëvendëskryeministri e parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, reagimin e BDI-së ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, vlerësoi si "histerike", duke përmendur se partia e Ali Ahmetit ka reaguar kështu edhe në heqjen e balancuesit - veglës për punësim në administratën publike sipas çelësit etnik.

"Jeni histerikë. Që të kuptoni se si reagfojnë BDI-ja në këto gjëra: ministrat e BDI-së në qeverinë e kaluar kanë dhënë një mendim me shkrim për balancuesin dhe të gjithë kanë dhënë mendim negativ se balancuesi ka skaduar, se është mekanizëm i papërshtatshëm dhe të njejtit kur u pezullua nga Gjykata Kushtetutese, nga gjyqtarët e zgjedhur me shumicë e tyre, ata dalin dhe protestojnë pse po shfuqizohet balancuesi. Ndërsa e kanë kërkuar vetë. Pra, njerëzit janë në panik, nuk kanë vizion dhe si të përballen me realitetin e ri se janë në një opozitë të vëshirë", tha Mexhiti pas hapjes së "Avokatët e popullit dhe Institucionet kombëtare për të drejtat e njeriut dhe mjedisin”.

Në pyetjen se kryeministri Hristijan Mickoski tha se "pothuajse të gjitha vendet anëtare të BE-së i mbështesin amendamentet kushtetuese me efekt të vonuar" dhe kush janë ato vende, zëvendëskryeministri i parë nuk u përgjigj konkretisht, por tha se "janë në krye të prioriteteve të kësaj qeverie të orientuar drejt Evropës”.

"Ne punojmë çdo ditë me partnerët tanë strategjikë dhe jam optimist se do të kemi sukses në këtë drejtim", tha Mexhiti.

Në lidhje me deklaratën e deputetit Rijad Shaqiri nga koalicioni Vlen "për një ligj për ushtarët e UÇK-së", zëvendëskryeministri u përgjigj; "detajet për këtë me atë". mb/

Foto: printskrin

ФОТО: Принтскрин
 

QËNDRONI TË LIDHUR