• e premte, 05 korrik 2024

Mediumet greke: Qeveria e Mickoskit mori besimin nga Kuvendi - e dha betimin me emrin kushtetues

Mediumet greke: Qeveria e Mickoskit mori besimin nga Kuvendi - e dha betimin me emrin kushtetues

Athinë, 24 qershor 2024 (MIA) - "Maqedonia e Veriut: Qeveria e re ka dhënë betimin me emrin kushtetues, pasi e mori besimin nga Kuvendi"; Mickoski: E karakterizoi "të turpshëm" termin "Veriore" në emrin kushtetues të vendit të tij"; Maqedonia e Veriut: Votohet besimi nga Kuvendi për Qeverinë e re të Mickoskit; "Qeveria e Mickoskit mori besimin - Betimi me emrin kushtetues të vendit", janë pjesë e titujve të teksteve në mediumet greke për votimin e mbrëmshëm të Qeverisë së re tek ne, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Mediumet në Greqi theksin e vendosin në atë se cilin emër e ka përdorur kryeministri, si gjatë betimit, ashtu edhe në fjalimin e tij në Kuvend.

ANA-MPA shkruan se Qeveria është votuar me 77 vota për dhe 22 kundër, ndërsa në betimin solemn që vijoi, "edhe Hristijan Mickoski edhe ministrat e Qeverisë së re kanë dhënë betimin në pajtim me emrin kushtetues të vendit, Republika e Maqedonisë së Veriut", ndërsa në vazhdim transmetohet tërë teksti i betimit, i lexuar nga kryetari i Kuvendit dhe i përsëritur nga kryeministri dhe ministrat.

"Hristijan Mickoski, në fjalimin e tij, shkurt para marrjes së besimit  të Qeverisë së tij, duke e elaboruar zgjedhjen e tij që të japë betimin si kryeministër i Maqedonisë së Veriut, e karakterizoi si "të turpshëm" mbiemrin "E Veriut" në emrin kushtetues të vendit të tij, por i cili, si tha, është pjesë e sistemit juridik të vendit dhe me të cilën, siç shtoi, do të bëjë kompromis", shkruan agjencia greke e lajmeve.

Mediumet greke në periudhën e kaluar në mënyrë të hollësishme dhe me zgjuarsi do t'i ndjekin ngjarjet tek ne, e pothuaj çdoherë në fokus është përdorimi i emrit kushtetues.

Të shtunën, siç tashmë ka publikuar MIA, në tekstet për fillimin e seancës së Kuvendit për besimin e Qeverisë dhe fjalimit të Mickoskit, thuhet se kryeministri i ri, "tre herë e ka quajtur vendin e tij 'Maqedoni'", duke komentuar se është "provokim i ri". bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR