• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kuvendi do ta mbajë mbledhjen e 9-të

Kuvendi do ta mbajë mbledhjen e 9-të

Shkup, 5 korrik 2024 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë mbledhjen e 9-të, në rend dite të së cilës janë propozim-vendimet për formim të delegacioneve kuvendore në disa organizata ndërkombëtare dhe raporte vjetore për punën e disa institucioneve të vendit.

Në mbledhje duhet të diskutohet rreth Propozimit të vendimit për zgjedhje të shefit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të RMV-së në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës (AP KE), si dhe të Delegacionit në Asamblenë parlamentare të Organizatës për. siguri dhe bashkëpunim në Evropë (AP OSBE).

Deputetët duhet t'i shqyrtojnë propozim vemdimet për konstatim të prëbërjes së Delegacionit të Kuvendit të RMV-së në Unionin interparlamentar (IPU), për zgjedhje të shefit, anëtarëve dhe zëvendës-anëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të RMV-së në  Dimensionin parlamentar të Nismës qendroro-evropiane (DP NQE), për zgjedhje të shefit, anëtarëve dhe zëvendës-anëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të RMV-së në Asamblenë parlamentare të Organizatës së trakktatit veriatlantik (AP NATO), si dhe për shef, anëtarë dhe zëvendësanëtarë të Delegacionit të Kuvendit të RMV-së në Asamblenë parlamentare të Mesdheut (AP e Mesdheut).

Në rend dite të kësaj mbledhje janë edhe Propozim vendimi për konstatim të përbërjes së Delegacionit të Kuvendit të RMV-së në Asamblenë parlamentare të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore (AP PBEJL), Propozim vemdimi për zgjehdje të shefit dhe anëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të RMV-së në Asamblenë parlamentare të Organizatës së Bashkëpunimit ekonomik të Detit të Zi (PABSEK), si dhe Propozim vendimi për zgjehdje të kryetarit, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të Delegacionit të Kuvendit të RMV-së në Komiteitn parlamentar për stabilizim dhe asociim.

Në mbledhje do të diskutohet edhe rreth raporteve vjetore për punën e Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi për vitin 2023, të Komisionit shtetëror për vendim-marrje në shkallë të dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurën kundërvajtëse për vitin 2023, për punën e Këshillit të prokurorëv epublik të RMV-së për vitin 2023, për punën e Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit dhe shërbime të menaxhimit me mbeturina komunale të RMV-së në vitin 2023, për punën  e Fondit për sigurim shëndetësor për vitin 2023, si dhe për punën e Agjencisë për administratë për vitin 2023.

Sipas paralajmërimit, deputetët do t'i shqyrtojnë edhe Raportin vjetor të Avokatit të popullit për shkallën e sigurimit të respektit, avancimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut 2023 dhe Raportin vjetor për punën e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit për vitin 2023. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR