Mecinoviq: Do të iniciojmë Propozim- ligj për formimin e Inspektoratit për përdorimin e simboleve shtetërore
- Grupi parlamentar i partisë E Majta gjatë javës do të paraqesë Propozim -ligj për themelimin e Inspektoratit për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të shtetit dhe flamujve të bashkësive në vend i cili do të sigurojë një mekanizëm për zbatimin e ligjeve ekzistuese dhe çështjeve ligjore, paralajmëroi deputeti Amar Mecinoviq.
- Post By Fami Bajrami
- 12:49, 12 maj, 2025
Shkup, 12 maj 2025 (MIA) - Grupi parlamentar i partisë E Majta gjatë javës do të paraqesë Propozim -ligj për themelimin e Inspektoratit për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të shtetit dhe flamujve të bashkësive në vend i cili do të sigurojë një mekanizëm për zbatimin e ligjeve ekzistuese dhe çështjeve ligjore, paralajmëroi deputeti Amar Mecinoviq.
"Veçmë prej 27 vitesh ekziston Ligji për përdorimin e flamurit dhe stemës shtetërore, por nuk ka asnjë organ i cili e zbaton këtë ligj. Gjithashtu ekziston edhe një ligj për flamujt e bashkësive dhe ai ligj shkruan gjoba, por nuk ka asnjë institucion që i vendos ato gjoba. Praktikisht kemi një shkronjë të vdekur në letër, ndërsa ndërkohë jemi dëshmitarë të mosrespektimit të simboleve shtetërore, veçanërisht gjatë kremtimeve publike, ngjarjeve sportive, madje edhe ceremonive zyrtare", tha Mecinoviq në konferencën e sotme për media në Kuvend.
Çdo ditë, potencoi, shohim përdorim të pahijshëm, ekspozim ofendues apo mungesë aty ku ligji e thotë se duhet të qëndrojë.
"Janë paraparë gjoba për mosrespektim të ligjit, ndërsa ato do të shqiptohen nga Inspektorati", potencoi mes tjerash Meçcinoviq. rq/
Foto: MIA