• e enjte, 15 gusht 2024

MD: Përfundon procesi i hartimit të kodifikimit të legjislacionit civil

MD: Përfundon procesi i hartimit të kodifikimit të legjislacionit civil

Shkup, 13 gusht 2024 (MIA) - Ministria e Drejtësisë sot ka njoftuar se është qasur drejt përfundimit të procesit të hartimit të kodifikimit të legjislacionit civil.

"Pas më shumë se një dekade, ndërsa duke udhëhequr proces jashtëzakonisht të ndërlikuar dhe vëllimor, Ministria e Drejtësisë në këtë fazë përfundimtare do të zbatojë procedurë për zhvillim të debateve profesionale publike për Legjislacionin civil me qëllim që të prezantohet koncepti, por edhe të dëgjohen komente dhe ide që do të kontribuonin për përmirësimin e të njejtës", theksohet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Kodeksi civil, siç theksohet në komunikatë, paraqet tërësi prej pesë segmenteve të vendimeve moderne dhe të harmonizuara në disa fusha, të cilët do të japin kontribut të dukshëm drejt sigurimit të qasjes në drejtësi dhe siguri juridike të qytetarëve. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR