• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mbyllen vendvotimet

Mbyllen vendvotimet

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Në orën 19 janë mbyllur vendvotimet në të cilat qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot patën mundësi të votonin në rrethin e dytë të zgjedhjeve të shtata dhe në zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare. Pas mbylljes së vendvotimeve do të mund të votojnë vetëm personat të cilët në atë moment ishin prezent në objektin ku votohet. 

Vendvotimet ishin hapur në orën 7:00. Të drejtë vote në zgjedhjet për shef të shtetit kishin 1.814.317, ndërsa në ato parlamentare 1.815.350 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore. 

Ata në 3.480 vendvotime patën mundësi të deklaroheshin për një nga dy kandidatët Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski, të cilët fituan më së shumti vota në rrethin e parë të 24 prillit. 

Në rrethin e dytë të votimit do të zgjidhet kandidati i cili do të fitojë shumicën e votave, nëse në vendvotime dalin më shumë se 40 për qind e votuesve të regjistruar, gjegjësisht 725.727 votues, siç është paraparë në Kodin Zgjedhor, ndërsa për të kanë votuar 362.864 votues.

Nëse edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve asnjë nga dy kandidatët nuk ka marrë numrin e nevojshëm të votave, përsëritet e gjithë procedura e zgjedhjeve.

Në zgjedhjet parlamentare të drejtë vote kanë 1.815.350 votues. Në ekstraktet e Listës zgjedhore për votim janë regjistruar 1.716.664 votues, përderisa në ekstraktin e posaçëm të Listës zgjehdore për personat të cilët në pajtim me evidencën e organit kompetent janë në punë apo qën drim të përkohshëm jashtë vendit janë regjistruar 96 010 votues. Votim për zgjedhjet parlamentare në diasporë nuk ka sepse nuk pati numër të mjaftueshëm të shtetasve tanë të paraqitur. Për zgjedhjet parlamentare votohet në pajtim me modelin proporcional në gjashtë njësi zgjedhore.

Në Njësinë e parë zgjedhore ka 313.183 votues, në NJZ 2 - 321.087, në NJZ 3 - 275.034, në NJZ 4 - 278.721, në NJZ 5 - 310.216 dhe në NJZ 6 - 317.109  votues.

Votuesit patën mundësi të votonin me rrethimin e një prej numrave rendor para 17 listave të kandidatëve për deputetë - 12 koalicione dhe pesë parti politike. Lista për kandidatë për deputetë kanë Koalicioni për të ardhme evropiane, kryesuar nga LSDM, Koalicioni "Maqedonia Jote" e VMRO-DPMNE-së, Koalicioni Guximshëm për Maqedoninë, kryesuar nga GROM, Koalicioni Fronti evropian i BDI-së, partia politike E Majta, Koalicioni nga blloku opozitar shqiptar VLEN, partia politike ZNAM - Për Maqedoninë TOnë, Maqedonia e Vetme, Alternativa e Re Shkup, AVAJA, Lëvizja qytetare evropiane, Epoka maqedonase e treta/Lista të pavarura maqedonase - Sovranistët, Partia Jote, Rodina Maqedonia, E Djathta, Demokratët Shkup dhe Partia Punëtore. 

Jehona në zgjedhjet presidenciale deri në orën 18 ishte 47,61 për qind, dhe është më e madhe nga zgjedhjet e fundit për shef të shtetit në vitin 2019 kur deri në orën 19 në votim dolën gjithsej 41,67 për qind e votuesve të regjistruar. 

Sipas vlerësimeve të KSHZ, MPB dhe vëzhguesve, dita e zgjedhjeve kaloi e qetë dhe pa probleme të mëdha. 

Dje, një ditë para zgjedhjeve, votuan mërgimtarët, personat në institucionet ndëshkuese - përmirësuese, të zhvendosurit brenda vendit, të pafuqishmit dhe të sëmurët të cilët e kishin kërkuar atë nga komisionet komunale zgjedhore. 

Procesverbalet dhe materialin e tjetër zgjedhor këshillat zgjedhorë i dorëzojnë në KKZ në afat prej pesë orëve pas përfundimit të votimit. KKZ kompetente pastaj i grumbullon rezultatet nga votimi, formon procesverbale dhe i dorëzon në KSHZ. 

KSHZ rezultatet e para nga votimi të mara në rrugë elektronike i publikon në mënyrë graduale, ndërsa rezultatet nga procesverbalet nga KKZ në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve. 

Rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet KSHZ i publikon në afat prej 24 orëve nga dita e përfundimit të tyre. 

Për ditën e sotme zgjedhore janë akredituar gjithsej 2246 vëzhgues, përkthyes dhe gazetarë të huaj. Më shumë vëzhgues të akredituar janë vendorë - 1303. Zgjedhjet i ndjekin edhe 860 vëzhgues të huaj për nevojat e të cilëve janë angazhuar edhe 85 përkthyes. Për raportim nga zgjedhjet, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, janë akredituar 83 gazetarë të huaj. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR