• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mask: Trampi duhet të fitojë në mënyrë që të ruhet Kushtetuta dhe demokracia në Amerikë

Mask: Trampi duhet të fitojë në mënyrë që të ruhet Kushtetuta dhe demokracia në Amerikë

Uashington, 6 tetor 2024 (MIA) - Miliarderi Elon Mask foli mbrëmë në tubimin e kandidatit presidencial republikan, Donald Tramp, duke shprehur mbështetje për ish-presidentin. Tubimi u mbajt në Batler, Pensilvani, në vendin e njejtë ku në korrik pati tentim për atentat ndaj Trampit.

Trampi i mbijetoi atentatit, gjë që e shtyu Mask disa minuta më vonë të kumtojë se e mbështetë atë.

Duke mbajtur kapelë të errët me shkrimin "Ta bëjmë Amerikën sërisht të madhe" dhe duke u quajtur "MAGA i errët", "Mask i përsëriti fjalët e Trampit "Betejë, betejë, betejë" dhe u bëri thirrje të pranishmëve të regjistrohen për votim.

"Nuk ekziston test më i madh se ajo të jesh i guximshëm nën zjarr", tha Mask, i cili ndihmoi në krijimin e komitetit politik për aksion i cili investon miliona në mbështetje të Trampit në zgjedhje.

"Pala tjetër dëshiron t'ua marrë të drejtën e fjalës së lirë, dëshirojnë t'ua marrin të drejtën e mbajtjes së armës, dëshirojnë t'ua marrin të drejtën e votimit efikas", tha Mask, që sipas shumicës së vëzhguesve janë pohime të pabaza që i ka promovuar në rrjetet sociale.

Mask pa hamendje tha se "presidenti Tramp duhet të fitojë në mënyrë që të ruhet Kushtetuta. Ai duhet të fitojë në mënyrë që ta ruajë demokracinë në Amerikë".

Menjëherë pas fjalimit ai publikoi kumtesë në X.

"Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në jetën tuaj. Dhe mbeten vetëm dy ditë që të regjistroheni për të votuar në Arizona dhe Xhorxhia. Sigurohuni që secilin që e njihni dhe që e takoni, të regjistrohet për të votuar. Fati i vendit tonë ëstë vënë në bixhoz", porositi Mask.

Mask është pronar i rrjetit X, rrejt social i njohur më parë si Tuiter, dhe kur e bleu premtoi se do ta kthejë "lirinë e fjalës" në rrjet, por në platformë gjithnjë e më tepër shprehë qëndrime ekstreme djathtiste dhe i kahëzon shfrytëzuesit drejt anës së tij. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR