• e enjte, 26 dhjetor 2024

MASH: Shkollat e mesme gati për realizimin e provimit të maturës shtetërore

MASH: Shkollat e mesme gati për realizimin e provimit të maturës shtetërore

Shkup, 31 maj 2024 (MIA) - Të gjitha shkollat ​​e mesme në vend  janë të gatshme për realizimin e provimit të maturës shtetërore i cili fillon nesër me testin e gjuhës amtare, njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH).

Nxënësit këtë vit do t`i nënshtrohen provimeve në kushte më të gjera hapësinore, gjegjësisht në hapësira më të mëdha dhe salla sportive në kuadër të shkollave të tyre ku mbarojnë arsimin e mesëm, ose në shkollën më të afërt ku ka kushte të përshtatshme konform rregullores së re të Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP).

"Rikujtojmë se konform konceptit për maturën dhe provimin përfundimtar, nxënësit i nënshtrohen 2 lëndëve të jashtme, 2 lëndëve të brendshme dhe përgatisin detyrë projektuese. Gjuha amtare është e detyrueshme për të gjithë dhe nxënësit i nënshtrohen nesër. Ndërsa provimi i radhës do të jetë më 8 qershor, ndërsa  rezultatet preliminare do të shpallen më së voni më 8 korrik pas së cilës do të vijojë mundësia e parashtrimit të ankesave", theksojnë nga MASH-i. 

Provimi i maturës shtetërore realizohet që nga viti 2008 si detyrim ligjor dhe kusht për t`u regjistruar në ndonjë  institucion të arsimit të lartë. qa/

Foto: MASH

 

QËNDRONI TË LIDHUR