• e enjte, 18 korrik 2024

MASH publikoi rezultatet nga konkursi për bursa për nxënësit e shkollave të mesme që janë të regjistruar në paralelet duale

MASH publikoi rezultatet nga konkursi për bursa për nxënësit e shkollave të mesme që janë të regjistruar në paralelet duale

Shkup, 23 dhjetor 2023 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës i publikoi rezultatet nga Konkursi për bursa për nxënësit që janë të regjistruar në paralele duale në shkollat ​​e mesme publike për vitin akademik 2023/2024.

Konkursi i MASH është për dhënien e 1500 bursave për nxënësit që regjistrohen në paralelet duale (paralele në arsimin profesional në të cilat do të realizohet mësim praktik me rritje të orëve sipas programeve të arsimit profesional), me përjashtim të nxënësve nga profesionet shëndetësore.

Siç është shpjeguar në ueb faqen e MASH, secili përfitues i bursës duhet kontratën përkatëse për bursë (të disponueshme në mënyrë elektronike) ta shkarkojë dhe plotësojë në tre kopje dhe së bashku me kopje të llorgarisë rriedhëse ta dorëzojë në MASH, drejtpërdrejtë ose përmes postës - dërgesë me rekomandim  kthyese në adresën rr."Shën Kirili dhe Metodi" Bul.54, 1000 Shkup) nga data 10.1.2024. 

"Kandidatët e refuzuar (nxënësitë të cilët nuk janë në listat e publikuara) do të kenë mundësi për kundërshtim që nga dita e marrjes së aktvendimit nga  MASH,  do të shënohet  arsyeja se për çfarë kërkesa nuk është pranuar", informoi MASH.

Ministria në publikimin e rezultateve thekson kontaktet në Sektorin për standardin e nxënësëve dhe të studentëve ku mund të merren informacione shtesë, si dhe në adresën elektronike  ucenicki.stipendii@mon.gov.mk. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR