• e premte, 27 dhjetor 2024

Mariçiq: Përforcimi socio-ekonomik i romëve është pjesë e procesit të eurointegrimeve

Mariçiq: Përforcimi socio-ekonomik i romëve është pjesë e procesit të eurointegrimeve

Shkup, 8 prill 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, uron 8 Prillin, Ditën ndërkombëtare të romëve, duke theksuar se romët janë pjesë e pandashme dhe jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e vlefshme e mozaikut të Maqedonisë.

"Bashkësia më e madhe etnike evropiane ka një kontribut të rëndësishëm në diversitetin dhe trashëgiminë kulturore të Maqedonisë së Veriut. Ne jemi një, edhe në partneritet dhe  vazhdojmë të ndërtojmë bashkëpunim të sinqertë “një shoqëri për të gjithë” dhe të përmirësojmë pozitën e romëve", tha Mariçiq, njoftuan nga Kabineti i tij.

Ai u bëri thirrje të gjithëve që "të punojnë së bashku për të zhbllokuar potencialin e madh të romëve për të mirën e të gjithë shoqërisë" dhe për të bërë integrimin thelbësor të romëve në të gjitha sferat sociale.

“Kjo do të jetë e rëndësishme për përparimin e Maqedonisë së Veriut në procesin e negociatave me BE-në. Një nga parakushtet kryesore do të jetë çështja e një zgjidhjeje efikase dhe të qëndrueshme të problemit të popullatës rome dhe egjiptiane, në kapitujt e politikës sociale dhe punësimit, drejtësisë dhe të drejtave themelore, lirisë dhe sigurisë", thotë zëvendëskryeministri për çështjet evropiane, Mariçiq. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR