• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mariçiq për MIA-n: Sonte do t’i definojmë hapat e ardhshëm me ide konkrete për grupet e punës me opozitën

Mariçiq për MIA-n: Sonte do t’i definojmë hapat e ardhshëm me ide konkrete për grupet e punës me opozitën

Shkup, 9 qershor 2023 (MIA) - Në Këshillin qendror dhe ekzekutiv të LSDM-së sonte do t'i definojmë hapat e ardhshëm me ide konkrete për grupet e punës me opozitën dhe për një kohë të shkurtër do t'i intensifikojmë aktivitetet. Ne kemi vazhdimisht komunikim, por zyrtarisht do t'i drejtohemi opozitës për hapjen e këtij dialogu, ka deklaruar në intervistën për MIA-n zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq i pyetur nëse bisedohet me opozitën për formimin e grupeve të punës në mënyrë të arrihet marrëveshje rreth ndryshimeve kushtetuese.

"Pasdite kemi mbledhje të Këshillit ekzekutiv dhe qendror, do të definojmë hapat e ardhshëm dhe do të veprojmë shpejtë përmes një komunikimi intensiv me opozitën për t'u ulur dhe për të mos humbur kohë, për të shfrytëzuar këtë moment pozitiv dhe energji pozitive i dalë nga mbledhja e liderëve dhe për të lëvizur nga pozitat e mëparshme", është decid Mariçiq.

Për Mariçiqin është me rëndësi që opozita ka lëvizur, siç thotë ai, nga pika zero dhe në një farë mënyre ka ndryshuar qëndrimin e saj të prerë se me asnjë çmim nuk do të ketë ndryshime kushtetuese.

"Mirë që e kuptuan nevojën për konsensus dhe nga një pozicion, le të themi, në të cilin ne si shtet vetvetiu të bllokohemi, tani mbetet ai vullnet i mirë në vepër. Qeveria ka shtrirë dorën, kryeministri ka dhënë ofertë konkrete për hapat e ardhshëm", tha Mariçiq.

Thotë se opozita nuk e ka hedhur poshtë këtë ide dhe ka dhënë vetëm disa kushte shtesë dhe sipas tij ia vlen të ulet dhe të bisedohet.

Në pyetjen e MIA-s se kur ndryshimet kushtetuese do të mund të hyjnë në procedurë parlamentare, Mariçiqi ka thënë se është e mundur këtë muaj dhe kjo varet nga dinamika që do ta dakordojnë në kudër të dialogut me opozitën.

Intervista e plotë me zëvendëskryeministrin Mariçiq me video-material do të publikohet nesër. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR