• e premte, 27 dhjetor 2024

Mariçiq: Nuk ka probleme në funksionimin e Qeverisë teknike

Mariçiq: Nuk ka probleme në funksionimin e Qeverisë teknike

 Shkup, 4 shkurt 2024 (MIA)  -  Deri më tani nuk ka probleme në funksionimin e Qeverisë teknike. Pres që ajo të qëndrojë deri në fund të mandatit, gjegjësisht deri në fillim të zgjedhjeve, tha sot zëvendëskryeministri i parë i ngarkuar për Çështje Evropiane në Qeverinë teknike, Bojan Mariçiq.

Sipas tij, tashmë është mbajtur një seancë dhe janë konstituuar organet qeveritare. 

"Pritet që të martën të ketë ndoshta më shumë se një seancë dhe të miratohet ligji për masat kufizuese,  Nëse të gjithë aktorët politikë që marrin pjesë në qeveri janë në të njëjtin nivel të ndërgjegjësimit se kjo qeveri ka prioritet organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, por edhe menaxhimin e të gjitha çështjeve që do të dalin në tryezë për vendimmarrje në interes të qytetarëve, atëherë nuk pres që të ketë probleme deri në fund të mandatit", theksoi Mariçiqi pas vendosjes së luleve në varrin e Goce Dellçevit në kishën "Sveti Spas" në Shkup.

 Duke e komentuar vendimin e Taravarit për t'iu bashkuar opozitës shqiptare, Mariçiqi, çdo subjekt politik ka të drejtë të vendosë se ku do të pozicionohet.

"Kështu është në demokraci, kështu funksionon. Por, konteksti, momenti politik sot në Maqedoninë e Veriut i ndan partitë dhe njerëzit në parti në përgjithësi në dy blloqe - ata që duan që ky vend të ecë përpara edhe më shpejt duke korrigjuar të gjitha problemet dhe mangësitë dhe të shkojmë në rrugën evropiane, do të thotë të gjithë ata që janë për anëtarësim të shpejtë në BE dhe heqjes së të gjitha pengesave me mbështetje të gjerë politike, dhe ata që konsiderojnë se ende duhet të merremi me ndarjet e vjetra, t'i inkurajojmë dhe thellojnë, gjegjësisht ata që nuk janë të gatshëm as të mbështetin, as të kontribuojnl për rrugën evropiane.  Secili,  shtoi, do të kenë mundësi deri në fillim të fushatës të pozicionohen në lidhje me këtë dhe konsideroj se edhe qytetarët do të kenë mundësi gjatë fushatës të shohin se kush çfarë ka për të ofruar. Askush nga ne nuk është në politikë për të luftuar për ndonjë funksion, secili prej nesh duhet të ketë një mision për të çuar gjërat ose shtetin sa më shumë përpara dhe vetëm kështu duhet t'i vlerësojmë njerëzit. Kemi komunikim me të gjitha partitë politike, përfshirë edhe Aleancën për Shqiptarët. Ata janë ende partneri ynë i koalicionit dhe ne besojmë se Aleanca do të ketë forcë, në një diskutim të brendshëm, të marrë vendime reale për t'i përkatur bllokut fitues në zgjedhje", nënvizoi Mariçiqi.

Në pyetjen e gazetarëve nëse është e mundur  që qeveria teknike të "shembet" nëse Aleanca i bashkohet opozitës, zëvendëskryeministri është decid se nuk e pret një gjë të tillë.

"Nuk pres që qeveria teknike të 'shembet'. Nuk pres që të ndodhë. Pres që të qëndrojë deri në fund të mandatit, gjegjësisht me ditën e zgjedhjeve me siguri, ndërsa  më pas procedurat janë të ndryshme", nënvizoi Mariçiqi.

 Lidhur me nderimin e sotëm  të ditëlindjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev, që kaloi  mirë, pa provokime dhe incidente, Mariçiq thekson se emri dhe vepra e Goce Dellçevit meriton të festohet ashtu, me dinjitet, pa konflikte, pa nacionalizëm dhe keqpërdorim.

 "Na vjen mirë që këtë vit nuk ka provokime nga Bullgaria, emri dhe vepra e Goce Dellçevit meriton të festohet pa konflikte, nacionalizëm dhe keqpërdorime", theksoi Mariçiqi. 

 Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR