• e premte, 27 dhjetor 2024

Makron në bisedat me Abazin dhe Netanjahun e dënoi dhunën ndaj palestinezëve

Makron në bisedat me Abazin dhe Netanjahun e dënoi dhunën ndaj palestinezëve

Paris, 20 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti francez, Emanuel Makron në bisedat e djeshme telefonike m presdientin palestinez, Mahmud Abaz dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, e dënoi dhunën ndaj civilëve palestinezë në Bregun perëndimor, kumtoi presidenca franceze.

Në kumtesë ceket se Makron i ka thënë Abazit se është e domosdoshme që autoritetet paleatineze dhe të gjitha vendet e rajonit, pa hamendje dhe me vendosmërinë më të madhe ta dënojnë sulmin terrorist që e kreu Hamasi në Izrael më 7 tetor.

Presidenca franceze thekson se Makron në bisedë me Netanjahun ka thënë se në Gazë ka "tejet shumë viktima".

Makron, gjithashtu, ka thënë se është absolutisht e domosdoshme të veçohen terroristët nga popullata civile në Gazë, si dhe të arrihet ndërprerje urgjente e zjarrit për dërgim të ndihmës humanitare.

Presidenti francez, gjithashtu, ia transmetoi Netanjahut "shqetësimin e tij të rritur për shkak të eskalimit të dhunës ndaj civilëve palestinezë" në Bregun perëndimor. ab/

Foto: ЕPА

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR