Makron: Fitorja e Ukrainës është në interes të Evropës
- Fitorja e Ukrainës në luftën kundër Rusisë është në interes të Evropës, deklaroi sot presidenti i Francës, Emanuel Makron, cituar nga mediat britanike dhe franceze.
- Post By Fami Bajrami
- 13:04, 7 nëntor, 2024
Budapest, 7 nëntor 2024 (MIA) - Fitorja e Ukrainës në luftën kundër Rusisë është në interes të Evropës, deklaroi sot presidenti i Francës, Emanuel Makron, cituar nga mediat britanike dhe franceze.
“Është në interesin tonë që Rusia të fitojë”, theksoi ai në takimin e liderëve politikë evropianë në Budapest.
Evropa nuk mund të mbështetet përgjithmonë te SHBA-ja për të garantuar sigurinë e saj, shtoi shefi i shtetit francez.
foto: arkivi i MIA-s