• e hënë, 08 korrik 2024

Më së ftohti në Berovë, më ngrohtë në Dojran

Më së ftohti në Berovë, më ngrohtë në Dojran

Shkup, 30 tetor 2023 (MIA) - Në Berovë sot në mëngjes është më së ftohti - një gradë, ndërsa më së ngrohti në Dojran 12 gradë.

Siç kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), deri në orën 7:30 janë matur dy gradë në Lazaropole, tre në Manastir, katër në Strumicë, Tetovë dhe Hanët e Mavrovës, pesë në Shkup - Petrovec dhe Demir Kapi, gjatë në Prilep, Veles, Kumanovë, Shtip, Kriva Pallankë, Pretor dhe Kodrën e Diellit. Shtatë gradë janë matur në Shkup, Zajçev Zid, Ohër, Kavadar, Gjevgjeli. ndërsa nëntë në Krushevë dhe Vinicë.

Gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm moti ka qenë i kthjellët me erë të lehtë të ndryshueshme. Sot në mëngjes është me diell dhe i freskët.

Moti sot do të jetë me diell me erë të dobët nga drejtimi jugor. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 20 deri në 27 gradë.

Në Shkup me diell me erë të dobët të ndryshueshme. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 24 gradë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR