Më 8 tetor në Budapest do të nënshkruhet marrëveshja për huanë hungareze
- Të martën e ardhshme në Budapest do të nënshkruhet marrëveshja për huanë hungareze në vlerë prej 500 milionë euro. Ministrja e Financave Gordana Dimitrievska Koçovska sot deklaroi se më 8 tetor do të niset në Budapest.
- Post By Sara Ademi
- 15:57, 4 tetor, 2024
Shkup, 4 tetor 2024 (MIA) -Të martën e ardhshme në Budapest do të nënshkruhet marrëveshja për huanë hungareze në vlerë prej 500 milionë euro. Ministrja e Financave Gordana Dimitrievska Koçovska sot deklaroi se më 8 tetor do të niset në Budapest.
"Më 8 tetor do të nisem dhe atë ditë do të nënshkruhet huaja në Budapest. Pres deri në fund të javës së ardhshme paratë të lëshohen në llogaritë buxhetore", deklaroi Dimitrievska Koçovska në një deklaratë për mediat në Shtip.
Huanë nga Hungaria, Mickoski e dakordoi me kryeministrin hungarez Viktor Orban gjatë pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s në Uashington. Kushtet nën të cilat është marrë huaja, siç informoi disa herë deri tani kryeministri, janë të volitshme - 3,25 për qind me tre vjet grejs periudhë dhe 12 vjet afat të pagesës.
Ligji për huanë hungareze më 17 shtator u miratua në Kuvend.
Gjysma e parave të huasë do të shkojnë për sektorin e biznesit, ndërsa gjysma për projektet për komunat.
Në thirrjen publike që e shpalli Ministria e Vetëqeverisjes Lokale kanë arritur 357 aplikime nga 80 komuna.
"Pritjet tona u përmbushën plotësisht. Në këtë fazë të parë do t'i mbështesim komunat me afër 100 milionë euro dhe nga viti i ardhshëm do të jenë në dispozicion edhe 250 milionë euro të tjera për kohën kur planifikohet një thirrje e re. Tani e kanë radhën ministritë kompetente. Brenda 10 ditëve, dokumentacioni i plotë i projektit duhet të dorëzohet nga komuna në ministritë përkatëse nga zona e projektit, e cila do të vlerësojë projektin. Vlerësimi pritet të përfundojë për jo më shumë se 10 ditë, pas së cilës ministritë përkatëse duhet të përgatisin një projektvendim mbi të cilin do të financohen projektet nga zona e tyre dhe ta dërgojnë për miratim në seancën e qeverisë", theksoi ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski në një konferencë për media në Qeveri. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s