• e enjte, 07 nëntor 2024

Libani ngriti padi kundër Izraelit për vrasjen e punëtorëve

Libani ngriti padi kundër Izraelit për vrasjen e punëtorëve

Gjenevë, 6 nëntor 2024 (MIA) – Ministri i Punës i Libanit, Mustafa Bajram, sot deklaroi se Libani ngrit padi kundër Izraelit para Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) të OKB-së për serinë e sulmeve vdekjeprurëse që kanë plagosur dhe vrarë punëtorë. 

Bajram udhëtoi për në Gjenevë për të ngritur zyrtarisht padinë kundër Izraelit para ILO-së, e cila përbëhet nga qeveri, kompani dhe punëtorë.

"Kjo metodë lufte dhe konflikti mund të hapë rrugën për shumë njerëz që shmangin të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe miratojnë këtë metodë të luftës. Ky është një precedent shumë i rrezikshëm, nëse nuk dënohet. Jemi në një situatë ku objektet e zakonshme bëhen të rrezikshme dhe vdekjeprurëse", tha Bajram.

Ai duke folur në gjuhën arabe, këmbënguli se punëtorët "ishin në vendin e tyre të punës ku shpërthyen pejxherët e tyre".

“Nuk e di deri ku do të shkojë apeli, por të paktën kemi ngritur zërin për të thënë dhe paralajmëruar për këtë qasje të rrezikshme që prek marrëdhëniet ndërpersonale dhe çon në konflikte të reja”, theksoi Bajram.

Për shpërthimet e shkaktuara nga pejxherët në mes të shtatorit është akuzuar Izraeli, i cili as nuk konfirmoi dhe as nuk mohoi përfshirjen. Në shpërthimet e humbën jetën 37 njerëz, mes të cilëve dy fëmijë, ndërsa u plagosën mbi 3.000 njerëz. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR