• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ministria e Drejtësisë e SHBA-së po shqyrton se si të heqë akuzat kundër Trampit

Ministria e Drejtësisë e SHBA-së po shqyrton se si të heqë akuzat kundër Trampit

Uashington, 7 nëntor 2024 (MIA) - Këshilltari special i Ministrisë amerikane të Drejtësisë Xhek Smith shqyrtoi mënyrat për t'i dhënë fund dy rasteve penale federale kundër presidentit të sapozgjedhur Donald Tramp para se ai ta marrë detyrën, deklaroi një përfaqësues i Ministrisë i njoftuar me këtë çështje.

Vazhdimi i procedurave për impiçment kundër Trampit do të minonte politikën shumëvjeçare kundër ndjekjes së presidentit aktual, ndërsa me afrimin e dy afateve të paraqitjes së rasteve federale, 15 dhe 21 nëntor, vendimi i departamentit se si të hedhë poshtë akuzat mund të vijë brenda disa ditësh, shkruan Ju-Es-Ej Tudej.

Trampi përballet me akuzat se u përpoq të vidhte zgjedhjet e vitit 2020 dhe të pengonte Kongresin të numëronte votat e Kolegjit Zgjedhor më 6 janar të vitit 2021.

Trampi, gjithashtum ishte akuzuar për mbajtjen e dokumenteve të besueshme pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Gjykatësja e qarkut Tanja Çutkan duhet të vendosë nëse Trampi ka imunitet nga akuzat, sipas vendimit të Gjykatës Supreme në korrik.

Avokati i cili ka punuar në hetimin për sulmin e Kapitollit më 6 janar të vitit 2021, Erik Kolumbas edhe në Ministrinë e Drejtësisë gjatë administratës së Barak Obamës,  pranoi se presidentët nuk mund të ndiqen penalisht, por tha se akuzat kundër Trampit vetëm mund të pezullohen.

Trampi këmbëngul se ai nuk mund të ndiqet penalisht për veprime që lidhen me mandatin e tij të parë si president i SHBA-së, duke përfshirë sulmin e 6 janarit të vitit 2021 në Kapitol nga mbështetësit e tij. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR