• e enjte, 26 dhjetor 2024

Temperatura mesatare në vitin 2024 do ta tejkalojë pragun prej 1,5 gradëve

Temperatura mesatare në vitin 2024 do ta tejkalojë pragun prej 1,5 gradëve

Bruksel, 7 nëntor 2024 (MIA) - Ky vit do të jetë më i ngrohti në histori dhe i pari në të cilin temperatura mesatare ishte për mbi 1,5 gradë më i ngrohtë nga temperatura mesatare në periudhën paraindustriale, kumtuan shkencëtarët evropianë.

Agjencia e BE-së "Kopernik" vlerëson se temperatura mesatare globale në vitin 2024 mund të jetë për 1,55 gradë më e lartë nga mesatarja paraindustriale, në krahasim me 1,48 gradë në vitin 2023. Sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh tashmë foli për "kolapsin klimatik".

"Pas nëntë muajve, viti 2024 pothuajse sigurisht se do të jetë më i ngrohti deri më tani dhe i pari me temperatura mbi 1,5 gradë mbi nivelet paraindustriale", tha drejtoresha e agjencisë, Samanta Burges.

KOP29 (COP29) fillon të hënën në Baku, Azerbejxhan.

Në konferencën klimatike në Paris në vitin 2015, vendet u dakorduan ta kufizojnë ngrohjen globale nën dy gradë dhe ideale në 1,5 gradë Celsius. ab/

foto: "Kopernik"

QËNDRONI TË LIDHUR