• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sulme të reja izraelite ndaj Bejrutit pas thirrjeve për evakuim të banorëve

Sulme të reja izraelite ndaj Bejrutit pas thirrjeve për evakuim të banorëve

Bejrut, 7 nëntor 2024 (MIA) - Pjesët jugore të kryeqytetit libanez, Bejrutit, sot në mëngjes ishin cak i sulmit, një orë pasi që armata izraelite u bëri thirrje banorëve të evakuohen, transmetuan mediumet franceze.

Cak i së paku dy sulmeve izraelite ishin katër lagje për të cilat konsiderohen se janë vatra të lëvizjes proiraniane Hezbollah.

Pamjet e publikuara nga mediumet franceze tregojnë re tymi mbi Bejrutin jugor, ndërsa dëshmitarë okular paraqitën detonime të fuqishme.

Zëdhënësi i armatës izraelite paraprakisht u bëri thirrje banorëve të katër lagjeve jugore të Bejrutit, përfshirë edhe lokacione në afërsi të aeroportit ndërkombëtar, të evakuohen. ab/

fotо: МIА arkivi

Fires broke out following Israeli airstrikes targeting the Tahwitat alAl-Ghadeer area in the southern suburbs of Beirut. pic.twitter.com/D5Ju1r98Qu

— Quds News Network (@QudsNen) November 7, 2024

QËNDRONI TË LIDHUR