• e shtunë, 23 nëntor 2024

Lavrov: Kina mund të organizojë konferencë paqesore ruso-ukrainase

Lavrov: Kina mund të organizojë konferencë paqesore ruso-ukrainase

Moskë, 30 maj 2024 (MIA) - Kina mund të organizojë një konferencë paqesore, në të cilën do të marrin pjesë Rusia dhe Ukraina, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov.

Ai tha se një veprim i tillë do të ishte "vazhdim i përpjekjeve të Pekinit për të zgjidhur krizën ukrainase".

"Ne ndajmë qëndrimin (e Kinës) se shkaqet themelore për konfliktin duhet të zgjidhen dhe interesat ligjore të të gjitha palëve duhet të mbrohen, me marrëveshje të njëpasnjëshme, të bazuara në parimin e sigurisë së barabartë dhe të pandashme", tha Lavrov në intervistë për mediat ruse.

Ajo, siç theksoi, "nënkupton respektimin e realitetit në terren, që pasqyron vullnetin e njerëzve që jetojnë atje".

Rusia ka bërë thirrje vazhdimisht për negociata me kusht që Kievi dhe Perëndimi të njohin përfitimet e saj territoriale në Ukrainë. Kievi ka hedhur poshtë këto propozime. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR