• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lagje pa rrymë, rrëzohen pemë, rrugë të përmbytura si pasojë e stuhisë së shkurtër në Shkup

Lagje pa rrymë, rrëzohen pemë, rrugë të përmbytura si pasojë e stuhisë së shkurtër në Shkup

Shkup, 18 korrik 2024 (MIA) - Moti i ligë ka përfshirë pasditen e sotme Shkupin me reshje të shiut dhe erë të përforcuar. Në komunën e Aerodromit është ndërprerë rryma, derisa disa semaforë madje kanë qenë jofunksional.

Në disa pjesë të Shkupit disa rrugë janë përmbytur, ndërsa për shkak të degëve të pemëve që kanë rënë në rrugë, në disa vende ka pasur edhe ngecje të komunikacionit.

Siç kanë konfirmuar për MIA-n nga Elektrodistribuimi, dy linjat e largpërçuesit 110 kilovolt që furnizojnë nënstacionet "Aerodrom" dhe "Lindje" ka probleme rreth furnizimit, me çka një pjesë e Shkupit është pa rrymë.

Два 110-киловолтни далекуводи кои ги снабдуваат трафостаниците „Аеродром“ и „Исток“ се без напон поради што вечерва дел од Скопје е без електрична енергија, потврдија за МИА од Електродистриб

 

Prej atje thonë se dëme serioze në rrjetin e shpërndarjes ka shkaktuar stuhia e sotme në Shkup dhe se ekipet e Elektrodistribuimit janë në terren për të normalizuar furnizimin me energji elektrike.

Pas stuhisë, konsumatorët janë pajisur me energji elektrike, por pas një kohe të shkurtër furnizimi me energji elektrike është ndërprerë për shkak të dëmtimit që ka pësuar rrjeti i shpërndarjes.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR