• e premte, 27 dhjetor 2024

Kuvendi e filloi procedurën për prokuror të ri publik

Kuvendi e filloi procedurën për prokuror të ri publik

Shkup, 27 nëntor 2023 (MIA) - Deputetët në Kuvend sot në suaza të seancës së 131-të e filluan procedurën për emërimin e një prokurori të ri publik, ndërsa deputetët njëzëri e votuan edhe propozimin që Marija Janiçeska të jetë drejtoreshë e re e Agjencisë Teknike Operative (ATO).

Kuvendi sot kishte caktuar vazhdimin e 11 seancave, ndërsa tre do të vazhdojnë pas pauzës në orën 15:00.

Në pjesën e paradites  u votuan disa propozim-ligje për ndryshime dhe plotësime, si dhe raporte për punën e disa institucioneve.

Deputetët njëzëri i miratuan ndryshimet e Ligjit për shkelje, pastaj ligjet për sistemet hekurudhore, për plotësim të rrugëve publike dhe ligjit për plotësime të Ligjit për lëndë të para minelare.

U pranuan edhe raportet e disa institucioneve: Avokati i Popullit, Komisioni i Letrave me Vlerë, Agjencia e Aviacionit Civil.

Deputetët  morën vendim dhe emëruan kryetar dhe anëtarë të Komisionit për çmimin shtetëror "Shën Kliment i Ohrit". Janë tërhequr gjithashtu disa projektligje. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR