KSHZ-ja do të shpallë blerje publike për shërbimet e mirëmbajtjes së ueb faqes
- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në kuadër të seancës së sotme të 116-të ka miratuar vendimin me të cilin parashikon shpalljen e blerjes publike për të përditësuar ueb faqen e tij.
- Post By Fami Bajrami
- 13:04, 16 dhjetor, 2024
Shkup, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në kuadër të seancës së sotme të 116-të ka miratuar vendimin me të cilin parashikon shpalljen e blerjes publike për të përditësuar ueb faqen e tij.
Në seancën, në të cilën pika e vetme e rendit të ditës ishte Vendimi për plotësimin e Planit vjetor për nevojat e përgjithshme për blerjen publike me blerjen e shërbimeve për mirëmbajtjen e faqes së internetit të KSHZ-së, kryetari i Komisionit Shtetëror, Boris Kondarko deklaroi se bëhet fjalë për një punë teknike e vazhdueshme, gjegjësisht blerje e rregullt në procedurë të hapur.
Anëtari i KSHZ-së, Angellço Ristov ka sqaruar se me këtë vendim KSHZ-ja ndryshon Planin vjetor për nevojat e përgjithshme për blerjen publike për vitin 2024, duke pasur parasysh se jemi 15 ditë para përfundimit të vitit buxhetor 2024, ndërsa është e nevojshme për funksionimin e rregullt të KSHZ-së.
"Është parashikuar blerja e një shërbimi për përditësimin e ueb faqes së KSHZ-së dhe është me vlerë të llogaritur prej 90.000 denarëve", tha Ristov.
Deri në fund të vitit, KSHZ-ja do të mbajë seancë të re, që do të japë informacione shtesë. rq/
Foto: printskrin