• e premte, 08 nëntor 2024

Kryqi i Kuq shënon Javën e personave të moshuar

Kryqi i Kuq  shënon Javën e personave të moshuar

Shkup, 20 nëntor 2023 (MIA) - Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit po fillon shënimin e Javës së përkujdesjes për të moshuarit, e cila do të zgjasë nga sot deri më 26 nëntor. Qëllimi i programit është zhvillimi i formave joinstitucionale të kujdesit për të moshuarit dhe nxitja e plakjes aktive.

"Në kuadër të Javës së përkujdesjes për të moshuarit organizohen disa aktivitete, përkatësisht: pika informative - matja e tensionit dhe glukozës në gjak në tri lokacione në Shkup: stacioni i autobusit Zelen pazar, tregu Bunjakovec dhe QT Biser, parukeri dhe studio kozmetike në qendrat ditore për të moshuarit në DHO "Dare Xhambaz", Kryqi i Kuq Komunal Çair dhe Saraj në bashkëpunim me shkollën e mesme SHMQSH "Dimitar Vllahov", bazarin humanitar në Vero Xhambo, tre punëtori informative me të moshuarit për të drejtat sociale dhe kujdesin shëndetësor dhe organizimin e ekipeve mobile në kushte shtëpiake për personat e moshuar dhe të dobët me mbështetjen e UNFPA-së dhe  manifestim qendror në Shtëpinë e Kulturës "Koço Racin", ekspozitë humanitare "Kujtimet e së kaluarës" me fillim nga ora 18-20", njoftoi Kryqi i Kuq.

Ky servis është mbështetur nga ana e Qytetit të Shkupit, Fondacioni Albiz, Kryqi i Kuq zviceran dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Përmes programit për aktivitete janë përfshirë 200 persona të moshuar në kushte shtëpiake dhe më shumë se 1.500 persona me bazë mujore në qendra ditore për personat e moshuar. sa/

Foto: Kryqi i Kuq

QËNDRONI TË LIDHUR