• e mërkurë, 03 korrik 2024

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti votoi në Zajaz

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti votoi në Zajaz

Shkup, 24 prill 2024 (MIA) - Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot ka votuar në fshatin Zajaz të komunës së Kërçovës.

Ai në një postim në profilin e tij në Fejsbuk, ka inkurajuar qytetarët që të dalin sa më shumë në votime dhe të shprehin bindjen e tyre për të realizuar të drejtën e tyre demokratike.

"Sot në Zajazin tim shfrytëzova të drejtën demokratike të votës për të lënë gjurmi kontributi në trasimin e së ardhmes europiane. Me votën tonë kemi shansin historik të vulosim njëherë e përgjithmonë orientimin tonë euro-amerikan, t’i themi JO Rusisë, PO Europës! Andaj, ju ftoj të gjithëve që të votoni për fitoren e madhe të kauzës sonë europiane! Uroj proces të mbarë zgjedhor, në frymë plotësisht demokratike dhe europiane!", ka shkruar Ahmeti në Fejbuk. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR