• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari kërkon që kandidati i BDI-së për president të jetë Ali Ahmeti

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari kërkon që kandidati i BDI-së për president të jetë Ali Ahmeti

Gostivar, 16 shkurt (MIA) - Unë kisha dashur realisht që përballë ta kem z.Ali Ahmetin në këtë garë politike, tha Taravari në emisionin “Politica” që do të transmetohet sonte në televizionin Globi në ora 20:00.

Taravari në këtë intervistë të parë pas shpalljes së kandidaturës për president sqaron se vendimin e ka marrë në konsultim me shumë miq dhe palë, mesin e tyre edhe me kryeministrin e Kosovës dhe të Shqipërisë, Albin Kurti dhe Edi Rama.

"Nuk kam qenë i kapur nga askush për daljen në zgjedhje parlamentare me opozitën e bashkuar shqiptare", thotë Taravari, duke iu përgjigjur kështu akuzave të bashkëpartikaut të tij, Ziadin Sela.

Në intervistë ai flet edhe për sfida të tjera në politikë, ndërsa veprimet e tij, siç thekson, "janë ideologjike për ta sjellur ndryshimin te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe aspak për karrierë personale politike". bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR