• e premte, 27 dhjetor 2024

Kryeministri japonez Kishida në takim trepalësh me kryeministrin kinez Li dhe presidentin koreanojugor Jun

Kryeministri japonez Kishida në takim trepalësh me kryeministrin kinez Li dhe presidentin koreanojugor Jun

Tokio, 25 maj 2024 (MIA) - Kryeministri japonez Fumio Kishida sot në Seul do të takohet me kryeministrin kinez Li Kiang, informon NHK, duke iu referuar Qeverisë japoneze. 

Në takim, Kishida planifikon mes temave të tjera ta ngritë edhe çështjen për ndalesën e Kinës për import të frutave detare japoneze, si dhe zgjidhjen paqësore të çështjeve lidhur me Tajvanin, shkruan edicioni japonez.

Kryeministri japonez dëshiron ta konfirmojë qëllimin e të dyja vendeve të promovojnë "marrëdhënie reciproke të dobishme të bazuara në interesa të përbashkëta strategjike".

Kishida sot do të shkojë në Seul që të marrë pjesë në takimin trepalësh me kryeministrin kinez Li Kiang dhe presidentin koreanojugor Jun Suk - Jeol të hënën. Ky do të jetë takimi i parë i lidrëve të të trija vendeve pas katër vjet e gjysmë.

Më parë Kishida do të mbajë edhe takim dypalësh me Jun, informuan mediat japoneze. Të dy sipas gjitha gjasave do të merren vesh për komunikim më të afërt mes funksionarëve dhe ministrave të tyre të lartë.

Të dy liderët, gjithashtu, pritet të kërkojnë bashkëpunim të rritur për Korenë e Veriut, e cila e përshpejton zhvillimin e armës së saj bërthamore dhe raketore. fc/

Fotografia: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR