• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Në dhunën pas zgjedhjeve në Mozambik humbën jetën125 njerëz për tri ditë

Në dhunën pas zgjedhjeve në Mozambik humbën jetën125 njerëz për tri ditë

Maputo, 27 dhjetor 2024 (MIA) – Si rezultat i dhunës gjatë tri ditëve të kaluara në Mozambik, ku opozita protestoi kundër fitores së shpallur të partisë në pushtet në zgjedhjet e tetorit, sipas organizatës lokale joqeveritare, humbën jetën 125 njerëz. 

Të martën në mbrëmje, qeveria njoftoi se 21 persona u vranë në 24 orët e para të trazirave në disa qytete të mëdha në vendin e varfër koreanojugor, pasi të hënën ishte konfirmuar se partia në pushtet Frelimo ka fituar në zgjedhjet presidenciale dhe në Kuvendin Kombëtar të zgjedhjeve. 

Por, Platforma VENDOS, organizatë joqeveritare me renome të dhënat e së cilës rregullisht i shfrytëzojnë Amnesti interneshënëll dhe organizata të tjera joqeveritare ndërkombëtare, njoftoi për 125 viktima. Sipas organizatës joqeveritare, numri i viktimave nga fillimi i protestave, pas zgjedhjeve më 9 tetor arriti 252 persona në një vend i cili nuk ishte dëshmitar i një dhune të tillë nga fundi i luftës civile, me përjashtim të krimeve të kryera nga grupe të armatosura xhihadiste në veri të vendit. 

Më së shumti raste të vdekjes janë regjistruar në rajonin Maputo, në provincat veriore, veçanërisht në Nampula, ku opozita është e fuqishme, dhe në rajonin Beira (në pjesën qendrore), qyteti i dytë për nga madhësia në vend. 

Në ndërkohë, shefi i policisë kombëtare, Bernardini Rafael, deklaroi se të paktën 6.000 të burgosur kanë ikur nga burgu me siguri maksimale në kryeqytetin e Mozambikut. 

Rafael, gjithashtu, tha se 33 të burgosur janë vrarë, ndërsa 15 të tjerë janë lënduar në trazirat me forcat e sigurisë. 

Të burgosurit ikën gjatë protestave të dhunshme në të cilat ishin shkatërruar automobila të policisë, stacione të policisë dhe infrastrukturë, pasi Këshilli Kushtetues në vend e shpalli partinë në pushtet Frelimo fituese në zgjedhjet e 9 tetorit. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR