• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski: Vendimet shtetformuese sjellin përfitime, fituam 80 milionë euro ndihmë nga BE-ja

Kovaçevski: Vendimet shtetformuese sjellin përfitime, fituam 80 milionë euro ndihmë nga BE-ja
Dellçevë, 31 tetor 2022 (MIA) - Vendimet shtetformuese sjellin përfitime për qytetarët dhe ata mund t'i shohin dhe t'i ndjejnë, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sonte në tribunën partiake në Dellçevë. Ai para banorëve të Dellçevës i prezantoi masat e deritanishme të ndërmarra të Qeverisë, politikat e ardhshme, si dhe konceptin për vizion dhe të ardhme të Maqedonisë së Veriut. "Sollëm vendime të rënda, por shtetformuese, përfitimet nga ato vendime shtetformuese tani të gjithë ne, i tërë opinioni, të gjithë qytetarët mund t'i shohin, t'i ndjejnë. Nuk ka nevojë të kthehem prapa, vetëm gjatë pesë ditëve të fundit do të përmend disa gjëra të rëndësishme për ato përfitime. Nga Bashkimi Evropian morëm mbështetje të fuqishme financiare për përballje me krizën energjetike. Transha e parë është në shumë prej 80 milionë eurove, të cilat do t'i marrim në fillim të vitit të ardhshëm. Plotësisht, Maqedonia e veriut do të jetë e përfshirë në furnizimin e përbashkët të gazit dhe energjensëve në nivel të BE-së. jashtëzakonisht me rëndësi në kohë të krizës energjetike globale", tha kryetari Kovaçevski. Sipas tij, Qeveria punoi që gjuha dhe identiteti maqedonas të njihen dhe konfirmohen në BE. Paraprakisht, në tribunën qytetare të LSDM-së në Makedonska Kamenicë kryeministri porositi se LSDM është parti e fuqishme, shtetformuese, me të cilën është e sigurt e ardhmja e Maqedonisë së Veriut, e secilit qytetar. Theksoi se dallimi mes, siç tha, qasjes së papërgjegjshme të VMRO-DPMNE-së mes qasjes së përgjegjshme, të ndershme dhe ekonomike, që posaçërisht vjen në shprehje në kohë të kësaj krize ekonomike dhe energjetike botërore, kur për vetëm disa muaj Qeveria e kryesuar nga LSDM dhe koalicioni udhëzoi 750 milionë euro për ndihmë të qytetarëve dhe kompanive. Ai theksoi se koalicioni proevropian i kryesuar nga LSDM do të jetë koalicion fitues në zgjedhjet e vitit 2024 dhe u bëri thirrje të gjithë socialdemokratëve, anëtarëve, simptatizuesve të bashkohen dhe të qëndrojnë prapa konceptit dhe vizionit proevropian. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR