• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski- Spajiq: Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi përgatiten në mënyrë të përforcuar dhe e tregojnë në vepër gatishmërinë për anëtarësim në BE

Kovaçevski- Spajiq: Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi përgatiten në mënyrë të përforcuar dhe e tregojnë në vepër gatishmërinë për anëtarësim në BE

Shkup, 21 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sonte në Qeveri ka realizuar takim me kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiq, i cili ndodhet për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut për të marrë pjesë në takimin joformal të liderëve të rajonit të NATO-s. 

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, kryeministri Kovaçevski e ka uruar kolegun malazez Spajiq për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Malit të Zi, duke i uruar suksese dhe duke ndarë shpresën për bashkëpunim të shkëlqyer në dobi të dy vendeve dhe popujve. Ai u shpreh i kënaqur që vizita e parë e kryeministrit Spajiq pas marrjes së detyrës është pikërisht në vendin tonë, gjë që flet për afërsinë e vendeve tona.

Dy kryeministrat shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe dhe vlerësuan se ato janë tradicionalisht partnere dhe miqësore dhe pa çështje të hapura, gjë që ofron bazë për një fokus të shtuar në periudhën e ardhshme në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjes infrastrukturore.

Si aleatë në NATO, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi ndajnë edhe një qëllim identik të politikës së jashtme, anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në këtë rrugë ata janë të gatshëm të punojnë së bashku në arritjen e kritereve dhe standardeve për anëtarësim, thuhet në komunikatë.

Në takim morën pjesë ministri i Financave Fatmir Besimi dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR