• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski: Së shpejti do të prodhohet droni i parë i Maqedonisë së Veriut

Kovaçevski: Së shpejti do të prodhohet droni i parë i Maqedonisë së Veriut

Makedonski Brod, 2 dhjetor 2023 (MIA) - Së shpejti Fabrika ATS AMMO do ta prodhojë dronin e parë të vendit, i cili do të jetë në pajtim me të gjitha standardet e NATO-s, paralajmëroi kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë vizitës së sotme në fabrikën afër Makedonski Brodit. Me të ishin edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

"Për kohë shumë të shkurtë ATS AMMO do të fillojë me prodhimin serik të katër llojeve të droneve. Do të drejtohen me inteligjencë artificiale dhe do të kenë rreze të lartë veprimi. Do të jenë tërësisht të pajisur sipas të gjitha standardeve të NATO-s. Ata do të jenë dronët e parë të vendit, tërësisht të prodhuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut", deklaroi Kovaçevski.

Dronet, siç theksoi, do të jenë për shumë qëllime.

"Dronet do të jenë me shumë dedikime për industrinë ushtarake, zbulimin vëzhgues dhe do të jenë me dedikim në industri. Kjo është arritje e madhe", tha Sllavjanka Petrovska.

Përndryshe, për momentin janë 40 ndërmarrje të vendit të cilat i plotësojnë standardet e NATO-s për prodhim. ab/

Foto: МIА/Qeveria e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR