• e martë, 26 nëntor 2024

Kovaçevski: Para Vitit të Ri ka pasur 11 rrëshqitje të dheut në pjesë të përfunduara të autostradës Kërçovë-Ohër

Kovaçevski: Para Vitit të Ri ka pasur 11 rrëshqitje të dheut në pjesë të përfunduara të autostradës Kërçovë-Ohër

Shkup, 10 janar 2024 (MIA) - Autostrada Kërçovë-Ohër sipas Marrëveshjes së miratuar në Kuvend, deri më tani eshtë dashur të kishte përfunduar tre herë, prandaj duhet analizuar me kujdes pse ka kaq shumë lëshime, si në projektim, ashtu edhe në pjesët e tjera të aktiviteteve, tha sot kryeministri Kovaçevski. 

Pas përurimit të sotëm të Poliklinikës në Saraj, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kryeministri ka shprehur pritje se të gjitha marrëveshjet do të respektohen ashtu siç janë nënshkruar. Dhe për të bërë një aneks të marrëveshjes, siç tha ai, ai duhet të miratohet në Kuvend, siç ishte edhe rasti me anekset e mëparshme.

"Unë do t'ju them një informacion. Rruga është bërë në atë mënyrë që para Vitit të Ri ka pasur 11 rrëshqitje të dheut në pjesët e përfunduara të autostradës, pra kodra të tëra kanë rrëshqitur në autostradën e sapondërtuar. E tani projektuesit duhet të pyeten se si mund të projektonin në mënyrë të tillë kur dheu menjherë bie në autostradë. Nga ajo që kam parë në projekte, nuk jam arkitekt, por atë që më kanë treguar ekspertët për atë punë, projekti kur bëhet, një nga shpatet është bërë në atë mënyrë që të fillojë në autostradën afër Kërçovës, pas Kërçovës, ndërsa përfundon në Shqipëri, sa lart është bërë. Pra, keni paradokse të tilla në atë autostradë. E dini, në fillim u bë me nxitim për ndonjë projekt të bërë për gugël maps dhe ky ishte stili i punës në atë kohë, në vitet 2015, 2016, por ja tani ai është gati pothuaj 80 për qind, por ato rrëshqitje do të duhet të rregullohen", theksoi Kovaçevski.

Në lidhje me pyetjen nëse deri në fund të ndërtimit, autostrada do të kushtojë 600 milionë euro, ai tha se ajo është pyetje të cilët mund të merrni përgjigje vetëm nga Ministria e Trasportit dhe Lidhjes dhe NPRRSH, ndërsa në lidhje me atë se a do të duhet të jepen mjete shtesë, do të tregojnë analizat e ekspertëve të institucioneve shtetërore dhe të deputetëve në Kuvend.

Në lidhje me tenderin për ndërtimin e hidrocentraleve Çebren, i cili dështoi, kryeministri ka vënë në dukje se hapat e mëtutjeshme që do të ndërmerren janë përcaktuar me ligj dhe procedurë të tenderit.

"Hapat e mëtejshëm janë të përcaktuara me ligj dhe procedurë të tenderit. Ju e dini që ne kishim një kompani të huaj të përzgjedhur nga një komision ekspertësh për tender ndërkombëtar, ata nuk e nënshkruan kontratën për arsyet e tyre dhe siç u tha, Ministria e MMJPH do ta informojë Qeverinë", informo ai. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR