• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kovaçevski: Përgjigjja më e mirë për VMRO-DPMNE-në për korridoret erdhi nga Ambasada amerikane

Kovaçevski: Përgjigjja më e mirë për VMRO-DPMNE-në për korridoret erdhi nga Ambasada amerikane

Shkup, 26 maj 2023 (MIA) - Konfirmimi më i mirë për atë se ndërtimi i korridoreve është projekt infrastrukturor në pajtim me ligjin, me të gjitha procedurat e ruajtura me Ligjin e veçantë të miratuar këtu në Kuvend, erdhi nga ata të cilët ju bëni thirrje që të përgjigjen, gjegjësisht nga Ambasada amerikane, deklaroi sot në Kuvend kryeministri Dimitar Kovaçevski.

"Të gjitha ato gënjeshtra, histeri të cilat bëhen në media, e gjithë ajo bllokadë të cilin po bëni përpjekje që ta bëni për fat të keq nuk dha kurrfarë rezultati përveç që hedh njollë ndaj konsorciumit më të madh botëror i cili jo vetëm që ka ndërtuar në rajon rrugët më të mëdha, por edhe më gjerë nga rajoni", tha Kovaçevski.

Kryeministri nuk u përgjigj në pyetejn e  deputetit Bojan Stojanovski për atë se a është e saktë se pagat e katër konsulentëve për korridoret janë nga 35.000 euro.

Kovaçevski duke folur për aspektin ekonomik nga ndërtimi i korridoreve përsëriti se bëhet fjalë për projekt strategjik me interes kombëtar, i cili i lidh qytetet, por edhe shtetin tonë me shtetet përreth me infrastrukturë rrugore moderne. 

Sipas kryeministrit, asnjëherë në shtet korridoret 8 dhe 10d as nuk ishin planifikuar që të bëhen e as ishin vënë me projekt në letër dhe për këtë shteti deri më tani ishte qarkore në Ballkan, ndërsa me ndërtimin e tyre do të bëhet udhëkryq në Ballkan.

"Kjo të thotë lidhje moderne si me portin e Durrësit ashtu edhe me portin e Burgasit, sepse deri më tani porti i Selanikut kishte monopol përmes Korridorit 10. Ndërtimi i këtij projekti ka edhe përfitime të mëdha për ekonominë maqedonase, para së gjithash projekti nënkupton 8.000 vende të reja pune për projektim dhe ndërtim në trasetë e dy korridoreve, 1.3 miliardë euro investime që do të shkaktojnë rritje nominale të BPV-së prej të paktën 2% në nivel vjetor në 5 vitet e ardhshme", theksoi Kovaçevski.

Ai theksoi se me ndryshimet ligjore dhe sistemin e ri të ndërtimit, do të shmangen rastet e mosfunksionimit,  që ndodhi me ndërtimin e autostradës Kërçovë - Ohër. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR