• e premte, 27 dhjetor 2024

Kovaçevski për Ligjin për Amnistinë: Çdo ligj në Kuvend mund të modifikohet, askush nuk përfiton nga bllokimi

Kovaçevski për Ligjin për Amnistinë: Çdo ligj në Kuvend mund të modifikohet, askush nuk përfiton nga bllokimi

Shkup, 14 shtator 2023 (MIA)  - Çdo ligj në Kuvend mund të modifikohet, mund të hapet një debat. Unë besoj se kjo duhet bërë, sepse është një ligj që përmirëson procedurat, përshpejton procedurat. Nuk i jep asnjë amnisti dikujt që ka kryer një krim të rëndë, të përcaktuar saktësisht në vetë Ligjin. Prandaj mendoj se nuk duhet të bllokohet, por të hapet debat parlamentar, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski në një deklaratë për media gjatë vizitës në aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e autostradës së Korridorit 10-d. , seksioni Prilep- Manastir.

Në pyetjen e një gazetari, ai tha se Qeveria do ta shqyrtojë ligjin në njërën nga seancat e ardhshme dhe më pas përmes një procedure do t'u dërgohet deputetëve ku të gjitha grupet parlamentare mund të shprehin mendimin e tyre, por ka theksuar se askush nuk përfiton nga bllokimi.

"Qytetarët janë ngopur me sherre, janë ngopur me zënka dhe konferenca pa fund për shtyp ku të gjithë akuzojnë të tjerët për diçka. Qytetarët kanë nevojë për projekte, projekte infrastrukturore pune, kanë nevojë për kushte më të mira jetese. Qasja ime është dialog, bisedë e bazuar në fakte dhe punë për të realizuar interesin e qytetarëve. Prandaj mendoj se opozita duhet ta ketë atë qasje, sepse kështu do të përmirësohen proceset që i kemi në vend", theksoi kryeministri Kovaçevski.

I pyetur se kush është "Dart Vejder" i gjyqësorit tonë, kryeministri u përgjigj se do t'ia lërë imagjinatës dhe potencialit hulumtues të gazetarëve, që të kthehen 15 vjet në gjyqësor dhe të shohin se si janë ndryshuar disa ligje dhe si janë montuar procese të caktuara, me faktin se do të jetë shumë e lehtë të identifikohet ai person që, siç tha ai, vjen nga koha e komunizmit.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dje duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a kanë komunikim me qeverinë për ligjin e ri për amnisti, përsëriti se para disa muajsh kanë ndërprerë çdo komunikim zyrtar apo jozyrtar me Qeverinë dhe se partia përmes mjeteve demokratike do të bllokojë Ligjin e ri për amnistinë i përgatitur nga qeveria. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR