• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski: Nënshkrimi i Marrëveshjes për Fronteksin është kurorë e angazhimeve për ruajtjen e gjuhës maqedonase

Kovaçevski: Nënshkrimi i Marrëveshjes për Fronteksin është kurorë e angazhimeve për ruajtjen e gjuhës maqedonase
Shkup, 26 tetor 2022 (MIA) – Sot e nënshkruam Marrëveshjen për Fronteksin në gjuhën maqedonase, pa shtesa, yje dhe fusnota. Gjuha dhe identiteti maqedonas janë të ruajtura dhe të bazuara në legjislacionin evropian. Ky është premtimi që kam dhënë dhe ky është premtimi që e kam përmbushur, ka shkruar kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk.
Ky akt, siç thekson Kovaçevski, është kurorë e përpjekjeve për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës maqedonase në rrugën tonë evropiane dhe e ngrit statusin e gjuhës maqedonase në nivelin më të lartë në përdorim zyrtar pranë institucioneve evropiane.
"E rrumbullakojmë angazhimin e paraardhësve tanë për emancipimin e gjuhës maqedonase, kulturës dhe identitetit maqedonas në nivel evropian", theksoi kryeministri Kovaçevski. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR